Mirtal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mirtali, nëna e Aleksandërit të Madhe e njohur me emrin Olimbi. E cila ishte Ilire.

Gruaja e Filipi dhe nëna e Aleksandri të Madh Olimbia vinte nga visi i Ilirëve të Epirotëve. Olimbia ishte stërmbesë e mbretit të Mirmidonëve Akilit i cili u vra në luftën Trojë. Pra Olimbia ishte e bija e mbretit të Epirit Neoptolemi I, i cili rridhte nga fisi i Pirro Neoptolemi djali i Akilit. Pirro Neoptolemi mbas luftës së Trojës u vendos në Toskëri duke themeluar mbretërinë e Epirit. Pirro Neoptolemi është stërgjyshi i Pirros së Madh që luftoi deri në Romë në shekullin III, përpara Krishtit. Olimbia dhe Pirrua janë kushërinj të parë. Emri i vërtetë i Olimbisë ishte Mirtal, pra edhe kjo një fjalë shqipe e përbërë nga MIR-DAL. Në gjuhën shqipe shpesh herë shkronja T ngatërrohet me D, sikurse S me Z, etj. Më vonë Mirtalia u quajt Olimbi, emër që ia vuri vetë Filipi. Edhe kjo fjalë rrjedh nga gjuha shqipe të cilën do ta shpjegojmë më poshtë. Olimbia ishte shumë bukur me flokë të verdha, të dredhura e të gjata. Bukurisë së Olimbisë nuk i rezistoi Filipi i cila la gruan e tij të parë që ishte ilire dhe quhej Audata. Siç duket bukuria e veçantë, zgjuarsia e Mirtalisë ka bërë që më tej ajo të thirrej me emrin madhështor Olimbi.

Olimbia është një emër shqiptar që përbëhet nga bashkimi i fjalëve pellazgje OLI dhe MBI2. OLI do të thotë i TË GJITHË dhe MBI, sipër. Emri OLIMBI është një emër që tregon madhështi. Lojërat më të mëdha në botë quhen Lojërat OLIMBIKE, mali më i madh në Greqi quhet Mali i OLIMBIT. Pra, emri Olimbi ka kuptimin e madhështisë “MBI TË GJITHË”. Dhe vërtetë a nuk janë Lojërat Olimbike aktiviteti më i madh sportivë në botë ? Sot gjuhëtarët shqiptar e ngatërrojnë fjalën Olimbi me Olimpi. Fjala OLIMBI në greqisht shkruhet OLIMPI dhe shqiptohet OLIMBI. Shkronja MP në greqisht është B dhe kur ndodhen midis dy zanoreve shqiptohet MB. Gjuhëtarët shqiptar kanë bërë deri më sot transkriptim të fjalës greke OLIMBI, duke bërë që kjo fjalë të humbi kuptimin e saj që rrjedh nga gjuha shqipe (pellazgjike). Gjuhëtarët tanë me dashje ose pa dashje kanë bërë shumë gabime në disa fjalët shqipe duke i quajtur si fjalë të ardhura nga greqishtja, sllavishtja, latinishtja etj. Por po të studiohet më thellë do kuptojmë se kemi fjalë të gjuhës shqipe të përvetësuara nga gjuhët e tjera.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera