Mistika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Mistika, misticizmi ( nga rrënja e fjalës greke μυάω, miao - "hesht, zbëzaj", nga e cila rrjedh fjala μυστικός, mistikos - "i fshehtë, sekret" ; lat. mysticus: - i papërshkrueshem, i pashprehshëm, i fshehtë; nga fjala mistikos rrjedh edhe fjala mister - e fshehtë, sekret ) është prirja e shpirtit njerzor për të arritur bashkim ose njëjtësi me Absoluten, ose dijeni të ndërgjegjshme të, realitetit të fundëm, hyjnores, së vërtetës shpirtërore, (jo vetëm nëpërmjet librave, riteve apo njerzve të tjerë,) ose Perëndisë nëpërmjet përvojave apo përjetimeve të drejtpërdrejta, intuicionit, apo brendashikimit; dhe besimit që përvoja të tilla janë burim i rëndësishëm i njohurisë, kuptimit, dhe mënçurisë. Mistika mund të përshkruhet edhe si një nevojë "largimi" nga bota (e cila quhet zakonisht realitet) për të arritur një nivel më të lartë të vetëdijes.

Kërkimi i kësaj vetëdije dhe bashkimi apo njësimi me të pakufishmen karakterizohet nga një vazhdimësi e shkëputjes përparuese qoftë nga njohuria shqisore ashtu edhe nga ajo arsyetore, gjer në humbjen e "UNI"-t dhe shkrirjen në të "GJITHË"-n.

Njerzit që e ushtrojnë këtë mësim quhen mistikë. Mistikët mund të përjetojnë vizione ( shikime, vegime ) dhe Ëndrra, ose të dëgjojnë Perëndinë si një zë.

Fjala "misticizëm" përdoret shpesh për të përmendur besimet që janë jashte rrymës kryesore fetare, por të lidhura me ose të bazuara në një doktrinë të një rryme kresore fetare. Për shembull, Kabalah është sekti mistik mbizotërues i Judaizmit, Sufizmi sekti mistik i Islamit, Gnosticizmi lidhet përgjithsisht me sekte të ndryshme që u ngritën si tjetërsim me Krishterimin.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]