Mjegullat e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mjegullat e Tiranës
AutorIsmail Kadare
Titulli origjinalMjegullat e Tiranës
ShtetiShqipëria
GjuhaShqip
BotoiShtepia botuese "Onufri"
Lloji i mediasShtyp
Faqe310
ISBNISBN 978-9928-186-04-1

Mjegullat e Tiranës është romani i parë i shkrimtarit Ismail Kadare, i shkruar që në vitet 1957-58, kur ishte student në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë,[1] dhe i botuar vetëm në vitin 2014 nga shtëpia botuese "Onufri".

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Titulli i romanit sipas dorëshkrimit origjinal të Kadaresë ishte "Dashuria e dytë"; dhe në qendër të ngjarjeve është një histori dashurie që zhvillohet në Tiranës diktatoriale socialiste të pas viteve '50.

Sipas Nasho Jorgaqit, asokohe mik dhe bujtës në shtëpinë ku Kadareja kaloi jetën studentore, shkruan se përmbajtja, psikologjia e personazheve dhe mentaliteti shqiptar i veprës nuk përkon me periudhën kur pandehet se është shkruajtur. Mëton se perëndimizimi i është bërë më pas, kur autori kishte shëtitur dhe përjetuar jetën perëndimore, dhe se i gjithë libri është shkruar kur kishte arritur pjekurinë si shkrimtar.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kadare, Ismail (30 maj 2014). Intervistuar nga Viola Isufaj. "E dashura e fakultetit si ma shpërfytyroi kolegu im në roman: ["Mjegullat e Tiranës", Ismail Kadare]". Shqiptarja.com. 125: 16–17.
  2. ^ Jorgaqi, Nasho (26 dhjetor 2014). "Zylyftar Ramizi deklaroi se Ismail Kadare ka qenë agjenti "Gjenerali"". cna.al. Marrë më 17 mars 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)