Modeli hibrid π

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hyrje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Modeli hibrid π transistorit bipolar për sinjale të vogla është model i lidhur ngushtë me fizikalitetin e transistorit.

Parametrat e qarkut ekuivalent janë :

  • Rezistenca hyrëse
  • Përforcimi i rrymës
  • Rezistenca dalëse
  • Transkonduktanca

Kemi edhe rezistencën e bazës e cila është mjaftueshëm e vogël për tu neglizhuar.

Rezistenca hyrëse [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasiqë sinjalet sinusoidale janë të vogla, pjerrtësia e lakores së rrymës në pikën Q të trajtojet si konstantë që ka njësinë e përçueshmërisë. Vlera reciproke e saj paraqet rezistencën hyrëse .

Përforcimi i rrymës [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky qark mund të zhvillohet në formë tjetër, ne mund ta vendosim korrelacionin në mes të rrymës së kolektorit për sinjale të vogla dhe rrymës së bazës

Këtu do të diskutojmë lidhjen mes βf dhe β.

  • βf –herësi në mes të rrymës njëkahore (dc)
  • β – herësi në mes të ndryshimit të rritjes së rrymës së kolektorit dhe ndryshimit të rritjes së rrymës së bazës

Rezistenca dalëse [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Supozimi se rryma e kolektorit nuk varet nga tensioni kolektor-emiter, nuk është plotësisht e saktë, sepse kjo rrymë varet në disa raste nga ky tension ( efekti Early). Si pasojë e këtij efekti është ekzistenca e një rezistence ekuivalente në dalje

Dhe quhet rezistenca dalëse e transistorit për sinjale të vogla , është e rendit qindra kilometra , dhe ndodh që operon si qark I hapur.

Edhe te transistori bipolar i tipit PNP vlen analiza e njëjtë, por me rryma dhe polarizime me kah të kundërt.

Transkonduktanca [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse konsiderojmë se rryma e kolektorit është e pavarur nga tensioni kolektor-emiter, dhe se kjo rrymë është vetëm funksion i tensionit bazë-emiter.

Kjo përçueshmëri lidh rrymën e kolektorit dhe tensioni bazë-emiter quhet përçueshmëri kalimtare. Kjo është gjithashtu funksion I parametrave të pikës së punës.