Moj e Bukura More

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Moj e bukura more është një vjershë dhe një ndër këngët më të popullarizuara dhe të vjetra të ArbëreshëveItalisë në trojet shqiptare. Ajo i dedikohet migrimit të një numri të madh të popullsisë Arvanite. Fatkeqsisht, autori i kësaj kënge, qe do përfundonte si himni i të gjithë arbëreshëve, është akoma i panjohur.[1]

Moj e bukura More
si të lash e më ngë të pash
Si të lash, si të lash
siç të gjeta ngë të lash
Atje kam unë zotin At
atje kam unë zonjën Mëmë
atje kam dhe tim vëlla
gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar
të gjithë mbuluar nën dhe
Ah e bukura More

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dokumentimi parë i kësaj kënge gjendet në dorëshkrimin e Kieutit, botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”.[1]

References[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Llala, Arben (2020). Arvanites (PDF) (në anglisht). Luma Grafik-Tetovë. fq. 285. ISBN 978-608-4800-87-3. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 janar 2021. Marrë më 14 janar 2021.