Monitor (revistë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Monitor është revistë ekonomike në tregun shqiptar. "Monitor" është e pranishme në Shqipëri që në dhjetor të vitit 2000, dhe duke filluar nga viti 2003 del çdo të mërkurë. “Monitor” ofron për lexuesit e saj informacion të gjerë nga fusha e biznesit, e bankave dhe e financave. Dhe duke filluar nga shkurti i vitit 2005, revista Monitor del në treg dhe në anglisht, duke i ofruar biznesmenëve dhe qytetarëve të huaj mundësinë për tu informuar mbi tregun ekonomik shqiptar. Titulli MONITOR është një titull i rregjistruar si markë në pronësi të Media Union në Shqipëri.



Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]