Monociti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Monociti është qelizë polimorfe, me madhësi prej 14-20 μ(mikron). Citoplazma e gjerë ka ngjyrë të përhimtë në të kaltërt. Në citoplazmë mund të ketë granula të njoma azurofile dhe vakuolëza. Bërthama rëndom është e rrumbullakët, apo konkave (në formë të veshkës), por mund të jetë e lobuluar, me dy apo tri lobuse.