Montezuma II

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Montezuma II
Perandor i Tenoktitlanit
Moctezuma Mendoza.jpg
Montezuma II në Kodeksin Mendoza.
<includeonly
Lindur 1496
Vdekja 30 qershor 1520 (53-54 vjeç)
Vendi i vdekjes Tenoktitlan
Paraardhësi Ahuitzotl
Pasardhësi Kuitlahuak
Gratë Teotlalko
Tlapalizkuiksocin
Fëmijët Izabel Montezuma
Një tjetër vajzë
Kimalpopoka
Tlaltekacin Izabel Montezuma
Një tjetër vajzë
Kimalpopoka
Tlaltekacin
Babai Aksajakatl

Montezuma II, gjithashtu i shqiptuar Moktezuma (lindi më 1466—vdiq më 30 qershor 1520, në Tenoktitlan, brenda Meksiko Sitit modern), ishte perandori i nëntë aztek i Meksikës, i famshëm për përballjen dramatike të tij me konkuistadorin spanjoll Hernan Kortes.

Në 1502 Montezuma pasoi xhaxhain e vet Ahuizotl si udhëheqës i një perandorie që kishte arritur zgjerimin më të madh, duke u shtrirë deri në atë që sot është Hondurasi dhe Nikaragua, por që ishte dobësuar nga pakënaqësitë e fiseve të nënstruara për shkak të kërkesave në rritje për haraç dhe viktima për sakrifica fetare. Montezuma ishte komandant i ushtrisë dhe organizoi fushata të shumta pushtuese në nder të Huicilopoktlit, zotit të luftës dhe diellit. Me anë të astrologëve, ky zot nguliti në mendjen e perandorit një lloj fatalizmi përballë një të ardhmeje të pasigurt.

Aztekët prisnin të frikësuar ardhjen e një perëndie tjetër të rëndësishme, Kuecalkoatlit, një zot me mjekër dhe lëkurë të bardhë që do të sundonte mbi perandorinë. Në vend të tij, arriti Kortesi i bardhë dhe me mjekër; ai ishte në dijeni të kësaj frike dhe e përdori në avantazhin e vet në ekspeditën e tij përmes Meksikës. [1] Montezuma u përpoq ta bindte me para Kortesin, por spanjolli bëri aleanca me ato fise të nënshtruara që e urrenin sundimin aztek. [2] I mirëpritur në kryeqytetin e Tenoktitlanit nga Montezuma, Kortesi e kuptoi që ky ishte një kurth dhe e burgosi perandorin, duke besuar se aztekët nuk do ta sulmonin sa kohë që mbante Montezumën rob. Nga ana tjetër, nënshtrimi i Montezumës ndaj spanjollëve e kishte dobësuar respektin e popullit për të. Sipas burimeve spanjolle, ai u përpoq të f’i fliste popullit të vet dhe u sulmua me gurë dhe shigjeta, duke pësuar plagë që do t’i shkaktonin vdekjen tri ditë më vonë. [3] Aztekët, megjithatë, besuan se spanjollët e vranë perandorin dhe forcat e Kortesit për pak sa nuk u shkatërruan kur u përpoqën të largohen fshehurazi natën nga Tenoktitlani.

References[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Martínez 1980
  2. ^ Restall, Matthew. Seven Myths of the Spanish Conquest. Oxford University Press (2003), ISBN 0-19-516077-0
  3. ^ Díaz del Castillo (1963, p. 294)

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Martínez, Jose Luis (1980). "Gerónimo de Mendieta". Estudios de Cultura Nahuatl, UNAM, Mexico 14: 131–197.