Monumentet kulturore në Prishtinë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Monumentet kulturore në Prishtinë janë simbole të rëndësishme që tregojnë vlerat materiale, shpirtërore dhe zhvillimin kulturor të kësaj pjese të Kosovës ndër shekuj dhe vite. Monumentet e kulturës në përgjithësi kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë një vëmendje të veçantë.

Xhamia e Mbretit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia e Mbretit dhe Hamami i Prishtines
Ilustrim i Kupolave në hyrje të Xhamisë se Mbretit

Kjo xhami u ndërtua në vitet 1460-1461 nga Sulltan Mehmeti II al-Fatih-u (ashtu siç dëshmohet nga gdhendja e murit mbi derën kryesore të xhamisë[1]),vetëm tetë vite pas rënies së Konstantinopolit. Ajo gjendet në zemër të qendrës së qytetit të vjetër, dhe është xhamia më e madhe dhe më spikatur e Prishtinës. Kupola e saj ka qenë dikur më e madhja në regjion, ndërsa sot ajo është e vetmja xhami e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II që ende mbijeton në këto vise.Sheshi përpara Xhamisë së Mbretit gjithmonë ka qenë vend i njohur për takime. Gjatë viteve 1682-83, nën sundimin e Sulltan Mehmetit IV, xhamia është restauruar, ndërsa minarja e saj është riparuar përsëri pas tërmetit të vitit 1955. Kjo xhami ka vuajtur nga shkatërrimi dhe punët joprofesionale në restaurimin e saj. Nga viti 1953 kjo xhami quhet:Xhamia e Sulltan Mehmet II al-Fatih-ut. [2]

Xhamia e Çarshisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia e Çarshisë

Xhamia e Çarshisë është ndërtimi i Prishtinës së vjetër, e ndërtuar në shekullin e 15 nga Sulltan Bajaziti për të përkujtuar fitoren e osmanëve në vitit 1389.Në të kaluarën Xhamia e Çarshisë gjendej përballë çarshisë së mbuluar të Prishtinës [1] .Sot nuk ka mbetur asgjë nga çarshia e vjetër, vetëm emri i Xhamisë së Çarshisë shërben për të na e përkujtuar atë. Shumë ndryshime si dhe punime për riparimin e saj e kanë ndryshuar pamjen origjinale të kësaj xhamie, mirëpo simboli i saj kulmi i gurët minares ka mbijetuar për më shumë se 600 vite. Këtë xhami e quajnë edhe ‘Tash Xhamia’, që në përkthim do të thotë ‘Xhamia e gurit’.[2] Kjo xhami sot gjendet përballë Muzeut të Kosovës.

Xhamia e Jashar Pashës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Xhamia e Jashar Pashës në Qendër të Prishtinës

Kjo xhami të shekullit 16 (e përfunduar shumë më vonë në shekullin e 19-të) është e ngjashme në Xhaminë e Çarshisë në arkitekturë dhe dekorimin e brendshëm [1].Emrin e ka marrë nga Jashar Mehmet Pasha i cili ka qenë qytetar i pasur i Prishtinës dhe guvernator i Shkupit në vitin 1842. Sipas mbishkrimeve që gjenden brenda xhamisë,ndërtimi i saj përfundoi në vitin 1834 [2] .Portiku origjinal i xhamisë u shkatërrua për t'i hapë vend një rruge më të gjerë.[1]

Xhamia e Pirinazit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamja e xhamisë së Pirinazit

Xhamia e Pirinazit u ndërtua nga të njëjti gurë sikurse edhe Xhamia e Mbretit (Fatih). Ajo u ndërtua rreth njëqind vjet më pas, në pjesën e dytë të shekullit të XVI. Themeluesi i saj, njeriu i quajtur Piri Nazir, ka shërbyer si Vezir gjatë sundimit të dy Sulltanëve Osmanë. Sipas disa legjendave vendore ‘Guri i Llazarit’, i cili gjendet në kopshtin e xhamisë, është guri mbi të cilin Princ Llazarit i’u ka prerë koka më 1389. Para se trupi i tij të zhvendosej në Manastirin e Ravaniqit, Princ Llazari ishte i varrosur në Xhaminë e Pirinazit me lejen e Sulltan Bajazidit.[2]

Ikonostasi në kishën e Shën Nikolës, dhe dy shtëpi të arqipeshkëvisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve të fundit, kisha e Shën Nikolës ka qenë kisha e vetme ortodokse në Prishtinë. U ndërtua në shekullin e XIX, siç duket nga ana e gurëpunuesëve nga Maqedonia perëndimore. Pjesa më e rëndësishme e kishës ka qenë ikonostasi i skalitur më 1840, dhe i futur nën mbrojtje me ligj. Gjatë trazirave të marsit 2004, kisha është djegur nga turmat e mllefosura. Një kulm i përkohshëm është ndërtuar mbi të, nëmënyrë që të parandalohet dëmtimi i mëtutjeshëm i mureve dhe i vizatimeve të mbetura. Ndërtesat në afërsi të kishës janë pronë e Muzeut të Kosovës, ndërsa sot aty gjendet Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.[2]

Sahat kulla[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sahat Kulla

Çdo qytet në Perandorinë Osmane kishte nevojë për një Sahat Kullë në mënyrë që besimtarët do të dini kohën për të shkuar në xhami si dhe të gjitha dyqanet do mbylleshin dhe hapeshin ne kohë të njëjët [1].Kjo Sahat kullë u ndërtua në shekullin e XIX.Zijla origjinale u soll nga Moldavia dhe mbante mbishkrimin: ‘Kjo zile është punuar më 1764 për Jon Moldova Rumenin’[2]. Në vitin 2001, zijla është vjedhur. Në të njëjtin vit, trupat e KFOR-it francez kanë ndërruar mekanizmin e vjetër të orës me një mekanizëm elektrik. Duke marrë parasysh problemet që Kosova ka me rrymë, Sahat kulla ka vështirësi për ta treguar kohën e saktë.

Mbeturinat e themeleve të Hamamit të vjetër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot nuk ka mbetur më asgjë nga Hamami i vjetër.Ai u zhduk gjatë valëve të njëpasnjëshme të renovimeve urbane. Dikur ai gjendej pranë Xhamisë së Çarshisë. Gërmadhat e tij u zbuluan gjatë ndërtimit të objektit të sotëm të Qeverisë, dhe janë konsideruar si shembuj të rëndësishëm të arkitekturës së hershme urbane osmane. Megjithatë, pa u kryer hulumtimet e duhura, këto themele u mbuluan me shpejtësi nga planifikuesit e mëhershëm urban [2].

Hamami i madh i Prishtinës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hamami i Prishtinës, në prapavi Xhamia e Mbretit

Daton që nga shekulli i XV. Dikur ishte pjesë themelore e kompleksit të Xhamisë së Mbretit (Fatih) dhe ka shërbyer si vendtakim shoqëror si për meshkujt ashtu dhe për femrat e qytetit. Sipas legjendës, Sulltan Mehmet al-Fatihu ka urdhëruar që të gjithë punëtorët, të cilët kanë punuar në ndërtimin e Xhamisë Fatih, të lahen në Hamam për çdo ditë [2].Ky hamam ka pasu 15 kupola me vrima te vogla në mënyrë që të hynte drita brenda objektit [1].Pas një zjarri më 1994, regjimi i kaluar lejoi ndërtimin e tri shitoreve, të cilat faktikisht e mbyllën hyrjen e vjetër të tij [2].

Shadërvani[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shadërvani në mes Xhamisë së Çarshisë dhe Xhamisë së Jashar Pashës

Ky shadërvan nga mermeri i dekoruar gjendet midis Xhamisë së Çarshisë dhe Muzeut të Kosovës. Ai është shadërvani i vetëm publik i llojit të vet në Prishtinë, i cili ka mbijetuar deri më sot. Në të kaluarën dhjetëra shadërvanë të tillë publik, të shpërndarë nëpër tërë qytetit të vjetër, ofronin freskim dhe mundësi për avdes (larje rituale)[2].

Muzeu i Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muzeu Kombëtar i Kosovës

Muzeu i Kosovës është ndërtuar nga austriakët për ushtrinë turke në vitin 1898, dhe është përdorur nga ushtria kombëtare jugosllave deri në vitin 1975.Muzeu ka pasur një koleksion të pasur të objekteve prehistorike të zbuluara në Kosovë. Pjesa më e madhe e artefakteve tregon për jetën në kohën e ilirëve dhe romakëve [1]. Në 1998, më shumë se 1.247 artefakte u dërguan në Beograd për një ekspozitë. Muzeu ende është duke pritur kthimin e tyre. Prej vitit 1999 deri në vitin 2002, ishte zyrja kryesore e Agjensionit Evropian për Rindërtim [2]. Gjendet në rrugë Nazim Gafurri. MUZEU I KOSOVËS...

Emin Gjiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pamje e brendshme nga kompleksi i banimit Emin Gjiku, tani muzeu etnologjik

Kjo ndërtesë dikur ka qenë pronë e familjës së njohur Gjinolli. Prej vitit 1957 ky grup ndërtesash,duke përfshirë këtu shtëpinë e shërbëtorëve, shtëpinë e mysafirëve dhe shtëpinë e familjës i takon Muzeut të Kosovës.

Emin Gjinolli ka qenë i njohur me nofkën "Emin Kücük" – nga turqishtja "Emini i vogël" – që më pas u shndërrua në "Emin Gjiku". Në anën e majtë prej derës kryesore të oborrit, mund të shihet e vetmja ndërtesë që ka mbijetuar shkatërrimin e Çarshisë së vjetër. Është bajtur këtu në vitin 1963. Gjatë viteve 1990-të, ky kompleks është përdorur si muze i natyrës. Në vitin 2003 renovimi i kompleksit ka filluar me ndihmën e donatorëve ndërkombëtar për ta shndërruar atë në muze etnologjik.[2]

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 150 m në juglindje nga Kulla e Sahatit, kjo shtëpi e rindërtuar që dikur i përkiste familjes Koçadishi përfaqëson shtëpinë e një tregtari tipik Osman gjatë shekullit 19-të,e cila kishte një verande, mure të larta rreth perimetrit dhe zonat e ndara në mënyrë rigoroze në kuadër të kompleksit për biznesin dhe çështjet e familjes [1].Pas nacionalizimit të pronës së tyre, kjo familje emigroi në Turqi [2].Ndërtesa tani përdoret nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Biblioteka ‘Hivzi Sylejmani’[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biblioteka Hivzi Sylejmani

Ndërtesa e bibliotekës së qytetit u ndërtua në vitin 1930. Ajo u bë e famshme nga Miladin Popoviqi – ish-udhëheqës i Komitetit regjional të Partisë komuniste të Kosovës – që qëndroi këtu në vitin 1944. Nga viti 1948 kjo ndërtesë u shndërrua në Bibliotekën e qytetit të Prishtinës.[2]

Ndërtesa e Akademisë së Arteve dhe Shencave të Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në anën e djathtë të Sahat Kullës është një nga shtëpitë e vetme të mbetura të stilit të shtëpive qytetare të shekullit XIX. Pas Luftës së dytë botërore kjo shtëpi u nacionalizua dhe iu dha në shfrytëzim Sekretariatit për kulturë (homologut të Ministrisë së sotme të kulturës). Akademia e Arteve dhe Shkencave është e vendosur në këtë ndërtesë prej themelimit të saj, në vitin 1975.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d e f g h "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 13 qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ a b c d e f g h i j k l m n o http://www.esiweb.org/pdf/esi_future_of_pristina%20booklet_albanian.pdf