Monumenti i Pavarësisë

Coordinates: 40°28′14″N 19°29′25″E / 40.47056°N 19.49028°E / 40.47056; 19.49028
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Monumenti i Pavarësisë
VendndodhjaSheshi i Flamurit
Vlorë, Shqipëri
Koordinatat40°28′14″N 19°29′25″E / 40.47056°N 19.49028°E / 40.47056; 19.49028
SkulptoriMuntaz Dhrami, Kristaq Rama
LlojiKulturor

Monumenti i Pavarësisë është një monument në Vlorë, Shqipëri, kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, i ndërtuar nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Sh.Hadëri në Vlorë në vitin 1972 dhe i mbuluar me bronz, është i lartë 17 metra. Ky monument ngrihet në qendër të qytetit në Sheshin e Flamurit. Në qendër të grupit skulpturor është figura e Ismail Qemalit, kryetarit të parë të shtetit shqiptar.