Morbus Crohn

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Morbus Crohn

Morbus Crohn është një semundje informatorë kronike e aparatit tretës ne teresine e tij. Inflamacioni prek te gjitha shtresat nga mukoza, submukoza, tunica muscularis, tunica serosa e deri ne indet rreth e përqark. Pjesa me e prekur është ileumi dhe zorra e trashe. Shpesh kjo semundje shoqërohet edhe me semundje imunitare si ulcera aftosa dhe artroza reumatoide.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne 1932 u përshkrua për here te pare nga doktori Burrill Bernard Crohn si një semundje e pjesës se fundit te zorrës se holle ileumi.

Epidemiologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte një semundje e përhapur ne te gjithë boten por disa grupe njerëzish kane frekuence me te madhe si psh. hebrenjtë.

Ne disa familje është vene re një frekuence me e madhe, gjë qe dëshmon për një ndikim gjenetik te sëmundjes por kjo mbetet akoma një hipoteze. Semundje prek me shume femrat se meshkujt, moshat mbi 20 vjeç.

Shkaku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri me sot nuk njihen shkaktaret e vërtet te sëmundjes. Hipotezat bejne fjale për një ndikim gjenetik, për probleme te përthithjes se yndyrerave, viruse te ndryshëm si Helicobacter spp etj.

Anatomo-patologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Muret e zorrëve humbin ngjyrën e tyre te zakonshme, inflamohen, trashen dhe si rezultat ngushtohet hapësira brenda tyre. Keto ndryshime i përkasin segmenteve te caktuara ne te cilat preken te gjitha shtresat por lëne te paprekura zonën përreth. Ne zonat e interesuara formohen ulcera, aderenze dhe fistula.

Shenjat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shenjat e sëmundjes varen nga zona e prekur. Pacienti paraqet dhimbje te forta ne ipogastrio, pjesa e poshtme e barkut ose ne epigastrio ne rastet kur preket stomaku, diarre, temperature dhe humbje te peshës. Mund te shoqërohet me hematokezie dhe bllokim te zorrëve.

Terapia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sëmundja nuk shërohet. Eshte e rëndësishme te parandalohen komplikimet dhe cregullimet e metabolizmit. Medikamentet qe sherbejne për ta mbajtur nen kontroll janë glucocorticoidi dhe ato biologjike si anti-TNF (Infliximab ed Adalimumab). Menaxhimi i sëmundjes Crohn përfshin trajtimin mjekësor dhe kirurgjik së bashku me një specialist i cili merret me ushqyerjen e dhe mbështetjen e pacientit. Barnat të cilat përdoren në mjekimin e sëmundjes Crohn, përfshijnë: Mesalazine. Nga viti 2006 janë zbuluar gjëra të rëndësishme në lidhje me vlerën e mesalazines. Për sëmundjet e lehta ose mesatare të sëmundjes Crohn aktive, masalazine ka efekt më të mirë se placebo. Për përmirësimin e sëmundjes, masalazine duket se e redukton rrezikun nga recidivët pas ndërhyrjes kirurgjike, mirëpo jo pas remisionit të shkaktuar me barna tjera. Kortikosteroidet në mënyrë më efektive shkaktojnë përmirësimin e sëmundjes, mirëpo nuk i parandalojnë recidivët. Organizata evropiane për sëmundjen Crohn dhe për Kolitin këshillon se mjekimi i gjatë me kortikosteroide nuk është i përshtatshëm dhe duhet gjithmonë të kihen parasysh efektet anësore. Kortikosteroidet me bio-disponueshmëri të ulët sistemike, siç është budesonidi, preferohen për rastet e lehta dhe të mesme të sëmundjes Crohn. Antibiotikët janë të përshtatshëm tek komplikimet septike dhe sidomos për sëmundjet perianale. Megjithatë mjekimi i sëmundjes Crohn me antibiotikë me spektër të gjerë veprimi nuk ka shfaqur ndonjë dobi të veçantë.

Terapia biologjike dhe imunomodulatorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Terapia biologjike i shfrytëzon proteinat e inxhinierisë gjenetike (siç janë antitrupat monoklonik), të cilat i shënjestrojnë mediatorët, si citokinet, të cilat janë të përfshirë në proceset biologjike. Te sëmundja Crohn, faktori i nekrozës tumorale i citokinës (TNF-alfa) ndërmjetëson inflamacionin, ndërsa antitrupat terapeutikë, infliximab dhe adalimumab (të cilët janë të lejuar për trajtimin e kësaj sëmundje) e bllokojnë këtë veprim. Terapitë biologjike administrohen në mënyrë parenterale dhe qëndrojnë në organizëm për shumë javë dukë shkaktuar një veprim më të gjatë. Imunomodulatorët e modifikojnë funksionin e sistemit imun në një mënyre të përgjithshme dhe më pak specifike. Këto terapi kanë dallim të vogël, pasi edhe terapia biologjike edhe imunomodulatorët e suprimojnë sistemin imun dhe në këtë mënyrë mund ta modifikojnë rrjedhën e sëmundjes, mirëpo në rrezik për infeksionet oportunistike dhe komplikimet e tjera. Imunomodulatorët siç janë, azathioprina, mercaptopurina ose methotrexati, ndihmojnë në përmirësimin e sëmundjes dhe konsiderohen si terapi më e mirë te rastet më të rënda të sëmundjes Crohn. Indikacionet për terapinë anti- α-TNF janë rastet me sëmundje të rëndë dhe mesatarisht të rëndë. Dobi të veçantë mund të kenë rastet me fistula ose manifestime jashtë-intestinale. Rekomandimet për terapinë anti- α-TNF nga institucionet shëndetësore evropiane nuk e kanë mbajtur hapin me arritjet e praktikës klinike. Megjithatë ato nuk i kanë sanksionuar terapitë të cilat kanë shfaqur sukses. P.sh. terapia me infliximab shoqërohet me zvogëlimin e qëndrimit në spital mbi 12 muaj, dhe sidomos preferohet në rastet kur është shëruar mukoza. Megjithatë mbetet për mjekimin e individëve të veçantë me sëmundje të panënshtrueshme ndaj terapive tjera, meqenëse zgjidhjet tjera janë shumë të pakta, ndërsa kirurgjia është shumë e shpejtë. Ndërsa vendimi për terapinë biologjike te pacientët e veçantë, duhet të bazohet në aktivitetin e sëmundjes, reagimin ndaj terapisë së mëparshme, komplikimet e sëmundjes dhe faktorët e jashtëm.

Efektet anësore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rreth 60 % e pacientëve me sëmundjen Crohn në Evropën Perëndimore do të trajtohen me imunomodulatorë, ndërsa 30 % e tyre me terapi biologjike. Për të arritur një baraspeshë ndërmjet dobive dhe rrezikut të çdo trajtimi duhet folur me të gjithë pacientët në veçanti. Nga efektet e mëdha anësore të azathioprines janë suprimimi i palcës kurrizore, pastaj hepatiti dhe pankreatiti; prej efekteve anësore të vogla përfshihen nauzea, vjellja deh simptomat e ngjashme me gripin. Pavarësisht nga këto simptoma thiopurinet tolerohen në 75% të rasteve nga pacientët. Rreziku nga infeksionet oportunistike te sëmundjet inflamatore të zorrëve është shumë i lartë. Rreziku nga infeksioni serioz pas terapisë më agjentët anti- α-TNF është 2.8-4 %. Mirëpo në anën tjetër, përdorimi i prednizolonit është i shoqëruar me rrezik të dyfishtë nga ndonjë infeksion serioz dhe rritje të rrezikut nga mortaliteti. Ndërsa kundërindikacione për përdorimin e terapisë anti- α-TNF janë gjendjet me sepsë, tuberkuloz, neurit optik (demielinizim), reaksion infuziv dhe kancer.

Kirurgjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Historikisht, 80 % e pacientëve me sëmundjen Crohn i nënshtrohen kirurgjisë në një fazë të sëmundjes, kështu që ndërhyrja kirurgjike duhet të konsiderohet si strategi e kuptueshme terapeutike. Në kohën më të re laparoskopia po bëhet një metodë gjithnjë e më standarde, sidomos për operimin ileocekal, meqenëse koha e qëndrimit në spital është më e shkurtër në krahasim me kirurgjinë e hapur. Rekomandimet e ekspertëve janë që planifikim i opsionit kirurgjik duhettë diskutohet me pacientët vetëm në rastet kur terapia anti- α-TNF nuk ka sukses.

Mjekime të reja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi i terapisë biologjike vazhdon, edhe pse natalizumab (i cili inhibon migrimin e limfociteve dhe është shumë efektiv, megjithëse në 24.000 pacientë të trajtuar, tri raste kanë përfunduar fatalist si pasojë e leukoencefalopatisë multifokale) dhe certolizumab pegol ( i cili ka efekt para ose pas përdorimit të infliximab) janë refuzuar nga Rregullativi evropian për dhënien e licencave. Ky status, megjithatë, i kufizon opsionet terapeutike të cilat janë në dispozicion në Evropë, në krahasim me SHBA, ku terapitë e ngjashme janë të lejueshme për rastet më të rënda të sëmundjes. Strategjitë alternative përfshijnë bllokimin e sinjalit të nevojshëm për aktivizimin limfociteve T me anë të barit, abatacept (i cili është i aprovuar për mjekimin e artritit reumatoid), megjithatë studimet për ndikimin e tij në sëmundjet Crohn janë në progres. Terapitë tjera përfshijnë inhibitorët e IL12 dhe IL23, të cilat aktualisht janë në eksperimente klinike. Një hulumtim tjetër evropian dhe kanadez për transplantimin e qelizave mëmë autologe te të sëmurët me sëmundjen Crohn, është po ashtu në progres.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]