Morfati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Morfat
Μόρφι(ο)
Fshat
Emri i banorëveMorfaqot

Morfat (greqisht: Μόρφι/Mórfi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Μορφάτι/Morfáti.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Morfati kufizohet me Margëlliçin, nga jugu me Besherenë, nga lindja me Trikopallkun dhe nga perëndimi me Murin.

Toponimet të fshatit Morfat:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Ar’ e Bellos – arë, në V.
  • Ar’ e Madhe - arë, në V.
  • Ar’ e Paragunit - arë, në L.
  • Fusha’ e Morfatit - fushë që ujitet, në P.
  • Grav’ e Kakodhiqit – shpellë e cila pikon ujë, në V.
  • Grav’ e Rimitit - shpellë, në L.
  • Grav’ e Xarrës - shpellë, në L.
  • Guri Bir - shkëmb me një birë në mes, në V.
  • Klish’ e Arsenit - kishë e vjetër e ndërtuar në një shpellë.
  • Klish’ e Grikës – kishë, në qëndër.
  • Kondizma – kondizmë, në L.
  • Kroi i Morfatit - krua, në L.
  • Kroi i Siakoit - krua, në L.
  • Kul’ e Agait - ish kulë dykatëshe e Zejnel Ballos nga Margëlliçi, aga në pronat e tij në Morfat, në qëndër.
  • Luca e Pusit – arë, në V.
  • Mal i Rimitit - mal, në JL.
  • Mal i Thatë - mal, në JL. Aty ndodhet një mur i lashtë.
  • Paraguni - ara e kullota në mal, në K.
  • Pus i Morfatit - pus, në J.
  • Qaf’ e Asimit - pus, në V
  • Qaf’ e Klicirës - qafë, në J.
  • Rrug’ e Agojatëve - udhë që të çon në Pargë, në V.
  • Siakoi - kullotë, në L.
  • Skupa - kullotë, në V.
  • Stan’ i Kondos - stan i vjetër, në L.
  • Shkëmb’ i Kuq – shkëmb, në L.
  • Shkëmb i Palopusit - shkëmb, në L.
  • Vidhet - ara në fushë ku kanë qenë tre vidha, në L.
  • Zviza - kullotë, në L.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Morfat:[3]

Çallëka, Kondo, Kostari (Piko Kostari), Loli, Sherifi, (Jano Sherifi).

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Morfáti - Mórfion
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 301. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Jasin Mustafai, 68 vjeç, ka qenë tregëtar dhe pronar në Morfat, autodidakt, nga Mazreku i Margëlliçit, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. Vlorë, 1976.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 301.