Mozilla Thunderbird

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mozilla Thunderbird është softuer i lirë dhe me burim të hapur për sistemet operative Microsoft Windows, Mac OS dhe Linux. Funksionet kryesore të Thunderbird janë por nuk limitohen në shkëmbim email, manaxhimi i lajmeve, chat etj.

Mozilla Thunderbird është zhvilluar dhe promovohet vazhdimisht nga Mozilla Foundation. Strategjia e projektit u modelua sipas Mozilla Firefox, një projekt që ka për qëllim zhvillimin e një shfletuesi i cili bazohet në parimet e programeve që kanë burim të hapur.

Më 7 dhjetor 2004, versioni 1.0 ishte gati për shkarkim në internet, dhe morri më shumë se 500,000 shkarkime në tri ditët e tij të para të lancimit, dhe 1.000.000 në 10 ditë. Më 6 korrik, 2012, Mozilla njoftoi se zhvillimi i Thunderbird nuk ka më prioritet pasi përpjekjet e vazhdueshme për të zgjeruar veçoritë e Thunderbird-it nuk ishin të sukseshme. Bazuar në modelin i ri të zhvillimit Mozilla ofron vetëm "mbështetje dhe mirëmbajtje të fokusuar në elementët e sigurisë", duke lejuar që komuniteti të marrë përsipër zhvillimin e mëtejshëm të projektit.