Muhamed bin Musa el-Harezmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Abu Abdullah Muhamed Ibn Musa Al-Khuarizmi lindi në Kuarizm (Kheva), nje qytet ne jug te lumit Oksus ne Uzbekistanin e sotëm në vitin 770. Prindërit e tij emigruan në një vend në jug te Bagdatit kur ai ishte akoma fëmijë. Data e saktë e lindjes nuk dihet. Ai njihet më së miri për paraqitjen e konceptit matematikal Algorithmin që edhe mori emrin e tijë.

Muhamed Bin Musa Al-Khuarizmi (Algorizmi).jpg

Jeta dhe veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Al-Khuarizmi ishte një nga matematikanët më të mëdhenjë që kishte jetuar në ato kohëra. Ai ishte themeluesi i shumë degëve dhe koncepteve bazë të matematikës. Ai është një astronom dhe gjeograf i famshëm. Al-Khuarizmi ndikoi mendimin matematikan nëpërmjet shkrimeve të tija. Ai njihet si themeluesi i agjebres pasi ai jo vetem që nisi këtë subjekt në një formë sistematike por edhe e zhvilloi atë në atë masë sa i dha zgjidhje analitike ekuacioneve kuadrate dhe lineare. Emri algjebër rrjedh nga libri i tij i famshem " Al-Xhabr ua-al-Mukabilah". Ai zhvilloi në detaje tabelën e trigonometrisë e cila përmbante gjashtë funksione, të cilat me vonë u shëndrruan në funksione tangjente. Al-Khuarizmi gjithashu zhvilloi llogaritjen e dy gabimeve, te cilat e cuan atë në konceptin e diferencimit. Ai rregulloi përfaqësite gjeometrike të seksioneve konike.

Burimi i informatave[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]