Muhamet Sheri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muhamet Sheri aktor shqiptar.

Muhamet Sheri ka lindur në 12 Mars të vitit 1948 në qytetin e Fierit. Pas mbarimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vitin 1970 fillon studimet ne Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në Degën e Dramës në Tiranë. Nga viti 1973 fillon punën si aktor ne teatrin “Bylis” te Fierit. Ka interpretuar në më se 40 role në teatër duke marrë edhe disa Çmime në Festivalet e Teatrove në vitet 1978,1983 dhe 1986. Krahas impenjimit në teatër Muhamet Sheri ka interpretuar edhe 12 role në kinematografi. Këtu mund të përmendim rolin e tij të parë, rolin e brigadierit në filmin "Brazdat", rolin e Bushit tek filmin "Gjeneral Gramafoni" në vitin 1978, rolin e Ndrekës në filmin "Fundi i një gjakmarrje" në vitin 1983, rolin e hanxhiut në filmin "Balada e Kurbinit" në vitin 1989 etj.

Kinematografi

1989—Balada e Kurbinit..................................................Hanxhiu

1988—Rikonstruksioni..........................................................Brigadieri

1985—Në prag të jetës.........................................................Pano Manza, babai i Rinës

1983—Fundi i një gjakmarrje..................................................Ndreka

1979—Ne vinim nga lufta.......................................................Malua

1978—Gjeneral Gramafoni.....................................................Bushi

1978—Udha e shkronjave (Film TV)...........................................Çobani

1977—Gunat mbi tela...........................................................Dalip Kamberi

1973—Brazdat....................................................................Brigadieri

Teatër

“E bukur shtëpi e vjetër” e Pëllumb Kullës

“Koka e tjetrit” e Marsel Emesë

“Kush e vrau Kastijin”

“Maria Oktober”

“Pusi”

“Shtrigat e Salemit”

2008 -- “Fqinjët “ e Rushdi Pulahës............................................Xha Kosta

1983 -- “Dy Krisma në Paris” e Skifter Këlliçit................................Xhafo Idrizi

1982 -- “Shoku Niqifor” e Pëllumb Kullës

1976 -- “Gjëmimi i atij dimri” e Teodor Laços...........................Hodo Ruzhaj