Muhamet Tartari
Muhamet Tartari është poet dhe rapsod i Labërisë. U lind në vitin 1949 në Vranisht të Labërisë (rrethi i Vlorës). Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindja dhe më pas përfundoi me rezultate të shkëqlyera shkollën e mesme Halim Xhelo në Vlorë. Pas dy vitesh si mësues vullnetar në veri (Kukës dhe Pukë) nis studimet për Histori-Gjeografi në institutin Luigj Gurakuqi në Shkodër.
Ka punuar fillimisht si arsimtar. Më pas, i përfshirë në kërkimet lidhur me folklorin dhe këngën e Lëbërisë dhe veçanërisht të Vranishtit, Muhamet Tartari zgjidhet drejtues i grupit polifonik dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Vranisht. Grupi i Vranishtit, një ndër më të famshmit në Shqipëri, mer çmimin Evropa për Mbrojtjen e Folklorit në vitin 1986 nga Fondacioni Gjerman “Alfred Toepfer”. Grupi ka marrë pjesë në festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe kompeticione të tjera të asaj kohe me vallen e burrave të Vranishtit si “Shpata jone gris fermanë”, “O trima vallen ma mbani” etj.
Grupi i Vranishtit performon me vallen “Cili je ti more burrë” kushtuar Ismail Qemalit, e cila bëhet edhe kolonë zanorë e filmit “Nëntori i Dytë”.
Muhamet Tartari ka mbajtur disa dhjetra kumtesa dhe referate në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare për folklorin dhe kulturën popullore të zonës së Labërisë. Ka bashkëpunuar me rapsodë dhe poetë të mëdhenj si Lefter Çipa, Maliq Lila, Feti Brahimi etj. Ka botur një vëllim me poezi dhe këngë, titulluar “Vallja e Vetëtimave”. Është i martuar me znj.Ferzilete Tartari, dhe është baba i tre fëmijëve.
Këngë dhe shkrime nga Muhamet Tartari http://sq.wikibooks.org/wiki/K%C3%ABnga_n%C3%AB_shkronja/Muhamet_Tartari https://www.facebook.com/note.php?note_id=220797201286776
Gazeta Iso Polifonia ku shkruan Muhamet Tartari http://www.isopolifonia.com/Newsletter/Gazeta%20Isopolifonia%204.pdf
Per Muhamet Tartarin http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=80081 http://tanmarket.com/php/modules.php?name=News&file=article&sid=1213 http://www.albanianmail.co.uk/sc/print.php?id=1276199327&archive=
Këngë të Vranishtit te punuara apo redaktuara nga Muhamet Tartari http://www.youtube.com/watch?v=vIP67DCrrR4 http://www.youtube.com/watch?v=arhvlJnoLxs http://www.youtube.com/watch?v=8EW8a-NEUe8 http://www.youtube.com/watch?v=zty0UxmIO4c http://www.youtube.com/watch?v=7BCEmYXkIXE

