Muharrem Fejzo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Monumenti i Ahmet Myftar Dede nga Muharrem Fejzo

Muharem Fejzo lindi në Starje/Kolonjë - Shqiperi në date 24 Maj 1933, skulptor, skenograf i operash, grimior filmi, piktor, regjisor i estradës, poet, autor dramash, aktor teatri, aktor filmi, regjisor i filmave televiziv, regjisor i filmave dokumentar, dekorues e kompozitor i shfaqjeve në teatër, skenarist e bashkëskenarist e mbi të gjitha regjisor i filmave artistik.

Famijeria e tij kaloi ne viset e Kolonjes mes Starjes dhe Ersekes deri ne trasferimin e Tyre si familje ne Tirane pas kthimit te te jatit Ali Ali Kolonja ( me pas FEJZO ) nga USA per Luften e Vlores si Patriot nga Shoqeria VATRA e Amerikes.

Për herë të parë emrin e Tij e kemi hasur si aktor figurant te “Furtuna” (1959) e “Debatik” (1961) dhe grimin te “Debatik”, asistent regjisor të dy filma të vitit 1969 “Përse bie kjo daulle” dhe të “Njësiti gueril”, do realizoj si regjisor filmin “Montatorja” (1970). Për 20 vite, si regjisor dhe në disa prej tyre skenarist, ka realizuar edhe 13 filma të tjerë artistik: “Kapedani” (1972), “Operacion Zjarri” (1973), “Shpërthimi” (1974), “Fijet që priten” (1975), “Gunat mbi tela” (1975), “Pranverë në Gjirokastër” (1978), “Mësonjëtorja” (1979), “Mëngjese të reja” (1981), “Thesari” (1981), “Një emër midis njerëzve” (1982), “Pranverë e hidhur” (1985), “Binarët” (1988) dhe “Muri i gjallë” (1990).

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1954 - Mbaron Liceun Artistik – Diplomohet skulptor (O.Paskali - J.Paco)

1954 – Punon për skenografitë e operave “Rusallka”, “Ivan Suzanin”, “Nusja e shitur”. Merr pjesë në ekspozitën kombëtare të arteve figurative.

1955 – Busti i heroinës “Zonja Çure”, Vlorë

1956 – Përfundon portrete e buste në betonarme – Durrës

1957 – Nëndrejtor i punimeve artistike – MIGJENI

1958 – Piktor-Grimior në Kinostudion “ SHQIPËRIA E RE”.

Hap për herë të parë repartin e grimit 1959 - Specializohet në plasticë grimi në MOSFILM ( MOSKE • Rusi )

1962 -1966 - Pedagog grimi në I.L.A. – Tiranë

1966 – Diplomohet ne I.L.A. AKTOR (pedagog: A. Malo - S. Prosi - D. Agolli)

1966 - Diplomohet në I.L.A. REGJISOR (pedagog : K. Spahivogli)

1966 – Ekspozita Personale e pikturës dhe skulpturës

1967 – Regjisor i Estradës së Kukësit

1970 – 1990 Regjisor në Kinostudio “Shqipëria e Re”

- Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë nga viti 1962.

- Anëtar Nderi “ In Victam” i Qendrës Kulturore Artistike – BRINDISI

1974 - Fitues i Konkursit Letraro – Artistik, skenarist i filmit “Shpërthimi”


• Poezi: “Ty” 1954, “Dashurisë” 1955, “Shpresës” 1956, “Atdheut” 1956, “Erotike” 1961 ,“Gjallicës” (Poemë) 1967,”Djemve të mi” 1967, “Grimace” 1980

• Drama: “Detyrë dhe Stuhi “ vënë në skenë në Teatrin e Kukësit, “Gardhet” 1967, “ Përroi i Heshtur” 1968, “Dara prej mishi” 1997

• Aktor : Aleko “Qielli i Kuq” i T. Çaushit ; Llansi në “Dy Veronasit” Shekspir; Agimi në “E Bardha dhe E Zeza” F. Pacrami.

• Skenarë dhe Regji:

1968 “Agimeve bredh një copëz” - Skenari

1969 “Fillrojtësi” - Skenari

1970 “Montatorja” –Regji, sk. Dh. Xhuvani

1971 “Kapedani” - Regji (me B.A.)

1972 “Operazioni Zjarri” – Skenar dhe Regji – (me B.A)

Pjesëmarrës në Festivalin Ballkanik – vlerësuar nga kritika

1974 “Shpërthimi” - Skenar dhe Regji (me B.A)

1975 “Fijet që priten’’ Regji, sk. N. Tozaj.

1976 “Guna mbi tela” Skenar dhe Regji (me B.A.) Filmi i Parë Shqiptar me temë historike.

1977 “Sirenë në Mallakastër” Dokumentar - Regjia

1978 “Pranverë në Gjirokaster” – Regjia

1979 “Mësonjtorja” – Regjia.

Vlerësuar nga shtypi dhe media shqiptare, fitues i 9 çmimeve, e propozuar për Çmimin e Republikës dhe regjizori për “Artist i Merituar”. Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Valencias. Vlerësuar si «Monument i Historisë Shqiptare».

1980 “Mëngjeze të reja” - Regjia

1981 “Thesari” - Regjia

1982 “Ndërtimet tona” Dokumentar – Regjia

1983 “Një emër midis njerëzve” – Regjia. Konkuron ne Festivalin Nderkombetar te Valencias

1985 “Pranverë e Hidhur” – Regjia

1986 “Fshati Malor“ Dokumentar – Regjia

1987 “Binarët” - Skenar dhe Regji (me B.A)

1989 ‘’Muri i gjallë’’ Regjia. Vlerësuar në Festivalin Europian, Çeki. Kino-Legjenda e Parë Shqiptare.


• Të parealizuar:

1991 “Zhgënjimi” (Eksodi) - Skenar për film

1993 “Operacioni Pelikani” – Skenar

1994 “Përplasja” -Skenar

1997 “Ibrahim Kodra” - Skenar

2000 “ Shkon e nuk kthen” – Skenar (me B.A)

2003 “Albatraz” - Skenar

1981-1984 “Goditja’’ sk. Sabri Godo.


• Filma Televizivë:

1996 – “Orteku” ,

1996 ‘’Sipa Press”,

1996 – “Një Piktor në Paris” ,

1997 – “Kollosi i Cirkut Shqiptar“ ,

1998 – ‘’Nata në Paris’’ regjia.


• Dekore:

“ E Bardha dhe E Zeza” e F. Paçramit –Teatri Popullor

“Detyrë dhe Stuhi “ e M. Fejzos - Teatri Popullor


• Muzikë :

“Xhaxha Vanja” (çehov) – kompozitor M. Fejzo

“Atdheu” Poemë – Autor dhe Kompozitor M. Fejzo


• Skulpturë – Pikturë:

Portrete, buste, basorelieve, Statujë në beton-arme.

Mbi qindra punime në pikturë në teknika të ndryshme të vendosura brenda dhe jashtë atdheut.

• Monumentet në bronx të:

- Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit, Ahmet MyftarDede, Vlorë.

- Themeluesit të Bektashizmit, Haxhi Bektash Veliut, në kryegjyshatën Botërore në Tiranë.


• Nderuar me Urdhërin: “Naim Frashëri” " Mjeshter i Madh "

Ne bagazhin e tij hyn Botimi i librit “Të pathënat” (30 tetor 2015).

Ne punim e siper per Botim " BUZE qe Kafshuan Henen ... Cope za Jete "

Muharrem Fejzo u nda nga jeta më 22 nëntor 2020 në moshën 87 vjeçare nga COVID-19. ( Joe Artid Fejzo - 25 nentor 2020 )