Muho Asllani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nënshkrim i Muho Asllanit

Muho Asllani (lindur në tetor 1937 në Bërdicë) ishte anëtar i Byros Politike të Partis së Punës të Shqipërisë.

Jetëshkirmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Asllani ka lindur në tetor të vitit 1937 në Bërdicë të rrethit të Shkodrës në një familje të varfër, por tepër patriotike. Gjyshi i është vrarë nga serbët në vitin 1913.

Në vitin 1953 mbaroi shkollën 7-vjeçare në fshatin e lindjes (Bërdicë). Pas kësaj shkon në shkollën e mesme bujqësore në Lushnje, por bën vetëm një vit dhe ndërpret shkollën për tu kthyer sërish në shtëpi. Mbaronë teknikumin bujqësor të Shkodrës, në vitin 1958. Në viti 1961 fillon Institutin Bujqësor dhe e mbaronë në vitin 1964. Ka mbaruar Shkollën e Partisë me korrespondencë në vitin 1968. nëntori i vitit 1971, pikërisht në Kongresin e VI të PPSH-së, u zgjodh direkt anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, pa kaluar fare fazën e kandidatit. Ndërkohë kryente edhe detyrën e Sekretarit të Komitetit të Partisë së Shkodrës, ku sekretar i parë ishte Prokop Murra. Më 3 janar të vitit 1974 u emërua Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Matit. Nuk do të vononte shumë dhe në korrik të po atij viti, pra në 1974-ën, u emërua me detyrën e Sekretarit të Parë të rrethit të Kukësit. Në maj të vitit 1976 u emërua zëvendësministër i Bujqësisë. Në mars të vitit 1979 emërohet Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së Burrelit. Ka qenë Sekretar i Parë, në Shkodër. Në nëntorin e vitit 1981, pikërisht në Kongresin e Tetë të Partisë u bë anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror. Më pas, duke qenë anëtar i Byrosë politike u emërua sërish Sekretar i Parë në Durrës. U shkarkua në vitin 1991 nga Byroja politike e drejtuar nga Ramiz Alia.