Murabaha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Murabahah)

Murabaha në financën islamike është një kontratë e përdorur për të financuar blerjen e një malli. Të ngjashme me të janë salam-i dhe istisina që përdoren për blerjen e një të mire që nuk ekziton ende, dhe ixhareh-u që i bie të jetë leasing-u islamik.

Faktikisht, murabahah-u parashikon një shitje cost-plus. Shitësi i komunikon blerësit çmimin e paguar në origjinë. (Shitja teorikisht do të duhej të mbyllej me një operacion të vetëm, por praktikisht blerësi mund ta bëjë blerjen me këste - natyrisht nuk është e mundur aplikimi i normës së interesit.)

Bankat islamike aktualisht e përdorin murabahah-un për të financuar blerjen e një të mire reale. Janë tre aktorë: furnizuesi i mallit apo të mirës (A), banka që financon blerjen e të mirës apo mallit (B) dhe blerësi përfundimtar (C). C vendos një çmim me A-në. C formulon një kontratë me B-në, e cila zotohet ta blejë të mirën/mallin nga A dhe t'ia shesi C-së. B e blen të mirën apo mallin nga A dhe ia shet C-së me një rritje që përbën margjinën e vet të fitimit. Disa ulema e shikojnë këtë kontratë si një mënyrë për të ndryshuar emrin e normës së interesit (që është e ndaluar), megjithëse shumica e konsideron islamikisht korrekt.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]