Muri i Berlinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muri i Berlinit, 1988.
Fillimi i punimeve për ndërtimin e Murit të Berlinit, gusht 1961.

Muri i Berlinit (Gjermanisht: Berliner Mauer) ishte nje barriere e ndertuar nga republika demokratike e Gjermanise.U ndërtua më 13 gusht 1960 dhe u shkatërrua më 9 nëntor 1989 edhe pse sot këtij shkatërrimi i kanë mbijetuar disa segmente. Ai u ndërtua nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore nën komandën e Moskës, për të parandaluar kalimin e mundshëm të emigrantëve nga blloku lindor në Perëndim. Ishte një barrierë prej betoni e lartë gati 3 metra dhe përshkonte gjithë Berlinin duke e ndarë më dysh për 28 vjet. Në të bënin pjesë dhjetëra kulla vrojtimi dhe dyer kalimi, përfshi edhe të famshmen "Pikëkalimi Çarli". Konsiderohej si linja e hekurt midis dy botëve të kundërta përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë.

Shkatërrimi i tij shënoi fillimin e krisjes së komunizmiEvropë.

Rënia e Murit të Berlinit ndodhi në 3 tetor 1989 dhe ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për shtetin e Gjermanisë. Për rreth 50 vjet, shteti gjerman ishte i ndarë në dy pjesë:në pjesën demokratike(Gjermania Perëndimore) dhe atë komuniste(Gjermania Lindore).

Muri filloi të ndërtohej në 13 Gusht 1961 dhe mbaroi në datën 24 Gusht 1962.Ky mur u ndërtua nga Gjermania Lindore, dhe ndau Berlinin në dy pjesë:pjesa perëndimore dhe pjesa lindore sepse banorët e këtij shteti po emigronin drejt Gjermanisë Perëndimore, nga e cila do të shkonin në Spanjë, Francë dhe Angli për të ikur nga qeveria komuniste e cila po i shkatërronte të gjithë. 

Edhe pse muri u ndërtua, 5000 vetë arritën të arratisen drejt Gjermanisë Perëndimore, por rreth 300 vetë u vranë duke u përpjekur për një jetë më të mirë për ta dhe familjen e tyre.

Në janar të vitit 1989 filluan revolucionet demokratike në Poloni dhe Hungari. Pas vetëm dy muajsh, në mars të vitit 1989, qeveria komuniste polake dhe qeveria komuniste hungareze u dorëzuan, duke ia lënë vendit qeverive demokratike.

Edhe në Gjermaninë Lindore banorët donin t`i jepnin fund sundimit 51-vjeçar komunist. Të nxitur nga revolucionet në vendet afër tyre, ata filluan protesta masive në maj të 1989 derisa, në 9 Nëntor 1989, qeveria e Gjermanisë Lindore lajmëroi që banorët e tyre mund ta vizitonin Gjermaninë Perëndimore. Ky lajm u prit me festime të mëdha në të dyja anët dhe 170.000 banorë të Gjermanisë Lindore e kaluan murin brenda 24 orëve pas këtij lajmi.

Në 1990, njerëz euforikë dhe patriotë filluan të thyenin murin me gurë dhe me mjete të tjera rrethanore.Qeveria e Gjermanisë Perëndimore vuri në dispozicion të banorëve ekskavatorë dhe buldozerë për ta mbaruar më shpejt rrëzimin e këtij muri famëkeq.

Edhe pse muri ishte prishur, Gjermania Lindore nuk u bashkua zyrtarisht me Gjermaninë Perëndimore në 3 Tetor 1990, që është edhe festa kombëtare e Gjermanisë, pasi ky shtet ngeli i ndarë për 51 vjet.       

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]