Mustafë Koka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ambox content.png
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.


WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.


Mustafë Hetë Koka

Mustafa Koka.220x327.jpg

Emri: Mustafë
Mbiemri: Koka
Profesioni: Mësues
Ditëlindja: 1931
Vendlindja: Kokaj,Gjilan
Kombësia: shqiptar

Mustafë Koka u lind në Kokaj me 1931. Mustafa i Hetës dhe i Habibës, kishte lindur më 1931 në Kokaj të Gjilanit. Katër klasë gjimnaz dhe një kurs ushtarak i kishte kryer në Tiranë, kurse kursin e pedagogjisë në Prizren. Punoi mësues në Uglar, Lubishtë dhe Remnik. Në Remnik është martuar me Rabien, e cila vdes shtatzënë bashkë me burrin dhe grupin e Hasanit, më 1951.

[redakto] Biografia

Mustafë Koka gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, [1], ku filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët eAnamoravës. Puna e Mustafë Kokës në fushën e arësimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, Mustafa Koka u bë sinonim i tmerrit për serbët. Mustafa Koka dhe Hasan Alia Remniku, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgaditur OZNA me 11 tetor 1951. Mësuesi, në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Mustafa, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit të Kokajve, nuk e kishte gabuar shenjën. Musafit i miklonin këmbët duke pritur komandant Haxhiun, për të marrë lejen e tij, që ta provonte edhe ai. Me të parën ndau rrasën e gurit në thërrmija, dhe pasi që luftëtarët e trimëruan për një sukses në shenjëtari aty për aty, kërkoi që t’i bashkohet, nëse mundë ta lejonin ata dhe familja e tij, për të vazhduar shkollimin dhe stërvitjet në përfitimin e shkathtësive ushtarake. Atë ditë Mustafa mori pëlqimin, por më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet.

Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë në vendlindjen e tij në Rem.

Në qershorin e parë të fillimit të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe vëllain. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Në fillim të qershorit të atij moti(1951), dy oficerë të lartë të UDB-së e ndjekin hap pas hapi. Ardhjen e UDB-së në fshat e parandiente mësuesi si kob i rikthyer nga ajo ditë që kishte përcjellë për në burg, babanë, axhën dhe bijtë e vëllait. Kah gjysma e atij muaji i trokasin në derën e banesës së tij në Remnik. Para se të kthehej mësuesi nga një mbledhje e fshatit, ku kërkohej që ta dorëzonin njeriun e fundit të ilegales, Hasan Ala. Xhafer Lila dhe Voja, futen të paftuar në banesën e tij, kinse për ta kaluar natën, por qëllimi i tyre, ishte që ta dëbojnë atë për tej bjeshkëve.

Me të hyrë në derë, i gjen duke luajtur shah, por në vend se t’i luante figurat e shahut për t’i nxënë në mat, nxjerr revolen dhe zbrazi në ta. Duke dalë jashtë me nxitim, e pa gruan e axhës Metë në oborrin e shtëpisë së tij. Mezi i dolën fjalët nga gVoja e i tha: Thuaj, se i vrau mësuesi Mustafë se e zuri gjaku që po i vlonte pas gjithë asaj që na bënë. Nuk pata qare, ... nuk e bëra për nam Pastaj kaloi shtëpi më shtëpi, mal më mal e gur më gur, deri në jatakun më të sigurt. Më vonë ra në lidhje me Hasan Alinë të cilët vendosën të largohen nga atje, për shkak se ishte shtuar zullumi mbi jatakët e tyre. Kah fillimi i vjeshtës nisi udhën për në anën tjetër të Arbërisë së lirë. Një ditë vjeshte, deri sa po priste lidhjen në Kokaj, kishte vendosur të rrezikonte: do të qëndronte në kullën e vetë. Mustafë po i qëndronte në besë nënës, se nuk do t’i bie në duar UDB-së për të pësuar si ishe keq e më keq, ashtu siç i ndodhi babait të tij, edhe pas amnistisë së premtuar. Mustafë e nuhati i pari tradhtinë dhe nuk e lëshonte nga tyta e armës Ismajl Zenuni që kishte marrë përsipër për t’i përcjell matanë gardhi{thttp://www.kokajt.com/index.php?personat marrë nga Fojtoni për grupin e fundit të kaçakëve 1951]. Me 11 tetor 19951, trupat e ekzekutuar me armë zjarri i sollën te "Lama e miellit të Gjilanit po i priste në agun e parë që kur ranë. As në emër të katundit nuk ua dhanë kufomat, as të mësuesit të vrarë bashkë më bashkëshorten e tij, dhe as të tre kaçakëve të tjerë. Familja e ngushtë e mësuesit kishte mbetur në gra e fëmijë. Nëna i erdhi në ditën e tretë që ishin ekspozuar te pazari i Lamës.. Asnjë gjëmë, asnjë pikë lot nuk i kishte dal asaj burrëreshe, as para masës së dalë te Lama e millit. Nëna e Mustafës, Habibja e kishte rritë për krenarinë e sotme, i mbulloi të pestit fytyrës me merhamë të bardh që e kishte marrë nga shtëpia për t'ia dhënë lamumirën birit të saj, Mustafës me të shoqën dhe bashkëluftarëve të tij. Sipas fojtoneve të botuara: Vendtakimi në Bistricë" dhe duke u bazuar në këtë veprimtari të Mustafë Kokës, regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, sipas skenarit "Poslednje Albanske Bande na Kosometu" (Bandat e Fundit të Shqiptarëve në Kosovë), gjiroi filmin e njohur [[Kapetan Lleshi] ][Fojtoni Vendtakimi në bistricë, Beograd, 1968]. Mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit okupues serb.[1]

[redakto] Referencat

  1. ^ a b http://www.kokajt.com/index.php?personat Personalitete dhe Veteranët e arsimit shqip në Kosovë I-II, Tahir Z.Berisha ]
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete