Mustafa Greblleshi
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mustafa Greblleshi (1922-1986) ishte poet, shkrimtar, përkthyes shqiptar.
Biografia [redakto]
Lindi në Tiranë. U regjistrua në Universitetin e Torinos në Fakultetin e Letërsisë, por u detyrua ti ndërpresë studimet. Në vitin 1942-1944 zhvilloi një veprimtari të gjërë letrare e publiçistike, duke shkruar një sërë novelash e satirash të shkurtëra, të botuara në shtypin e kohës, si në revistat “Njeriu”, “Bleta”, etj, me pseudonimin Liu i Cakut. Në vitin 1960 botoi vëllimin me tregime “Albumi i një bojaxhiu”. Ishte një përkthyes i aftë ku nga përkthimet e tij mund të përmendim novelat e Pirandelos, përrallat arabe “Një mijë e një netë”, etj.
Tituj të veprave [redakto]
- Gremina e dashurisë, Prishtinë, Rilindja, 1968
- Albumi i një bojaxhiu. Tregime. Prishtinë, "Rilindja," 1971
- Muhabet tirançe me Liun e Cakut, Tiranë, Çabej, 1997
- Një mijë e një net: vëllimi i parë, Tiranë Çabej MÇM, 1998

