Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Muzeu Arkeologjik Kombëtar në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948 me emërtimin Muzeu Etnografik-Arkeologjik. Me zgjerimin e kërkimeve dhe studimeve në vitin 1976 u kthye plotësisht në muze arkeologjik.
Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologjike në vend. Muzeu numëron rreth 18 mijë objekte të cilat i takojnë periudhave të ndryshme historike, ndërkohë që në tri pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte ku përfshihen skulptura dhe deri tek objekte të imta, të cilat i takojnë epokës së gurit deri në pushtimin turk.
Një pjesë e objekteve nuk ekspozohen për shkak të mungesës së ambienteve ndërsa pjesa tjetër ka vlera të vogla ekspozimi.
|
Tirana |
|
|---|---|
| Lagjet | 21 Dhjetori · Ali Demi · Babrruja · Bathore · Blloku · Instituti · Kombinati · Lapraka · Qyteti Studenti · Selvia · Tirana e Re · Varri i Bamit · Xhamlliku |
| Njësitë bashkiake | Tirana 1 · Tirana 2 · Tirana 3 · Tirana 4 · Tirana 5 · Tirana 6 · Tirana 7 · Tirana 8 · Tirana 9 · Tirana 10 · Tirana 11 |
| Simbolet | Emblema e Tiranës · Flamuri i Tiranës |
| Sheshet, rrugët dhe urat | Sheshi Skënderbej · Sheshi Nënë Tereza |
| Objektet kryesore | Parqe: Parku Rinia · Kopshti Botanik |
| Muzetë, arkivat dhe bibliotekat | Muzeu Historik Kombëtar · Galeria Kombëtare e Arteve · Arkivi i Shtetit Shqiptar · Biblioteka Kombëtare · Kuvendi i Shqipërisë · Muzeu i Shkencave të Natyrës |

