Muzeu Etnografik i Vlorës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeu Etnografik i Vlorës është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Kjo godinë është shpallur monument kulture. Muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët dhe në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës. Mes tyre, përfshihen traditat më të mira të kulturës materiale, të punuara nga banorë të rrethit të Vlorës, ku veçojmë ato të punimit të metaleve, drurit, veshjeve dhe qëndisjes, peshkimit. Në godinën ku është vendosur Muzeu Etnografik, në vitin 1908 u krijua klubi patriotik "Labëria" me president nderi Ismail Qemal Vlorën. Po ashtu, në vitin 1909 këtu u çel shkolla e parë në gjuhën shqipe për vashat e qytetit, e drejtuar nga patriotja Marigo Posio.

Klubi Patriotik Labëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi Laberia ndodhet ne lagjen Hajro Çakeri, ne njeren prej qendrave te qytetit te Vlores dhe pikerisht ne ate te Sheshit te Flamurit. Ne afersi te saj ndodhet rruga muze Justin Godar, si dhe ndertime te tjera monument kulture te ngjashme ne anen ndertimore me te.

Persa i perkete anes funksionale, aktualisht funksionon si muze (Muzeu Etnografike) ne administrimin e Bashkise Vlore.

Muzeu etnografike eshte përuruar me 27 Nentor te vitit 1982. gjendet ne nje ndertese te shek. te XIX, shpallur monument kulture per vlerat e saja si historike ashtu dhe ndertimore. Ne vitin 1908, ne kete ndertese u themelua klubi patriotik Laberia me kryetar nderi Ismail Qemalin. Kulmin e aktivitetit patriotik Klubi Laberia e arriti ne vitin 1912, duke zhvilluar ne kete godine veprimtarine atdhetare qe çuan ne aktin final te shpalljes se pavaresise.

Ne kete muze jane ekspozuar qindra sende me vlere etnografike dhe qe kujtojne traditen e punimit te metalit, drurit, gamen e gjere te veshjeve te zones, te ekspozuara keto ne ambjente si dhoma e peshkimit, e metalit, stanit apo tezgjaut. Ne nje nga ambientet e muzeut jane ekspozuar relike, fotografi e materiale te tjera qe flasin per veprimtarine e klubit.

Persa i perkete vlerave ndertimore, ndertesa ruan vlera te arkitektures se baneses karakteristike qytetare Vlonjate, eshte ndertese me tre kate dhe mbuluar me çati me tjegulla. Kjo godine eshte shpallur monument kulture vitin 1982 dhe po ne kete vit me rastin e 70 vjetorit te shpalljes se pavaresise, ne ambientet e saj u ngrit Muzeu etnografik.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]