Muzeu i Pullës Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Muzeu i Pullës Shqiptare Ndodhet në Tiranë në rrugën “Reshit Çollaku” mbas Drejtorisë së Postë – Telekomunikacioneve, në varësine e të cilës ndodhet. Muzeu është ngritur në kuadër të 90 – vjetorit të krijimit të pullës së parë shqiptare në maj 1913. Në këtë muze ruhet kjo pullë si dhe pjesë nga koleksionet e 2.850 lloje pullash të emetuara në Shqipëri prej 600 serive të ndryshme. Këtu gjendet edhe pulla e parë e shtypur në Shqipëri në vitin 1957.