Muzeu i Qytetit (Ulqin)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Muzeu i qytetit (Ulqin))
Shko te: navigacion, kërko
Ndërtesa e Seksionit Arkeologjik, dikur kishë dhe më vonë xhami.

Muzeu i Qytetit i Ulqinit është një muze lokal që gjendet në Kalanë e Ulqinit, pjesën më të vjetër të Ulqinit, Mali i Zi.

Në Kala ai është i vendosur në platonë e epërme të saj, menjëherë pranë portës veriore të saj. Muzeu është themeluar në vitin 1975. Në programin dhe planin e punës së Muzeut përfshihen: evidentimi, hulumtimet sistematike, mbledhja e eksponateve të ndryshme, mbrojtja e specializuar dhe përpunimi i materialit të gjetur, eksponimi i ekspozitave me vlera kulturore, shkencore dhe artistike. Pranë Muzeut punon reparti arkeologjik (i vendosur në ndërtesën e quajtur Kishë-Xhamia, që nga 1975) dhe reparti etnologjik (i vendosur në shtëpin e Familjes Uruçi, që nga 1979) si dhe Galeria e Arteve (e vendosur në Kullën e Ballshajve). Në këto ndërtesa por edhe në hapësirën pranë Kishë-Xhamisë që nihet si Tregu i Peshkatarëve (Skllevërve) ku gjenden disa qeli janë të vendosur monumentet më interesante të historisë së Ulqinit. Në Kishë-Xhami janë të ekspozuara shumica e gjetjeve nga Qyteti i Vjetër.

Objekte historike[redakto | redakto tekstin burimor]

Vlerë të posaçme kanë posta­menti antik me mbishkrimin grek kushutar perëndeshës Artemida, një kame antike që paraqet perëndeshën Athina me helmetë, dy sëpata të tipit shkodrano-dalmatin të epokës së bronzit. Në lapidarium janë të ekspozuara kapitele jonike, pjesë të ciboriumit të Kishës së vogël të shekullit IX dhe objekte nga periudha turke.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]