Muzika elektronike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Muzika elektronike është muzikë që prodhohet nëpërmjet instrumenteve dhe teknologjisë muzikore elektronike. Ekziston dallimi në mes zërit të prodhuar nëpërmes mënyrave elektromekanike dhe atij të prodhuar nëpërmes teknologjisë elektronike. Si shembuj të pajisjeve që prodhojnë zëra nëpërmes mënyrave elektromekanike mund të merren telharmonium, Hammond organo, dhe kitara elektrike. Ndërsa pajisjet që prodhojnë zëra të pastër elektronik janë Theremin, sintisajzeri, dhe kompjuteri.

Në fillimet e saj, muzika elektronike u shoqërua pothuajse tërësisht me muzikën serioze perëndimore, por nga fundi i viteve 1960 lirimi i çmimit të teknologjisë elektronike bëri që muzika e prodhuar nëpërmes mënyrave elektronike të bëhej gjithnjë e më shumë e zakonshme në terrenin popullor. Sot muzika elektronike përfshinë shumë lloje të muzikës eksperimentale por edhe të zhanreve popullore si electronic dance music.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]