Muzika në Letoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stampa sovjetike postare përshkruan instrumentet tradicionale të muzikës letoneze

Muzika tradicionale e Letonisë është shpesh grup i poezive tradicionale që quhet dainas, duke shfaqur tema dhe legjenda para-kristiane, stile vokale harmonike dhe qesteri baltik.

Dainas[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Folklori tradicional i Letonisë, veçanërisht vallëzimi i këngëve folklorike, daton që para një mijë vjetësh. Më shumë se 1.2 milion tekste dhe 30,000 melodi të këngëve folklorike janë identifikuar.[1]

Dainas-at janë shumë të shkurtëra, zakonisht kanë vetëm një ose dy strofa, të parimuara. Tekstualisht, dainas-at kanë lidhje me mitologjinë kombëtare por, ndryshe nga shumë forma të ngjashme, nuk kanë heronj legjendarë. Ngjarjet shpesh vërtiten rreth hyjnive para-Kristiane si Perëndia e diellit Saule, Zoti i hënës Meness dhe, me i njohuri, jeta e njerzëve, sidomos tri ngjarjet e tij kryesore – lindja, martesa dhe vdekja (duke e përfshirë edhe varrimin). Koleksioni i parë i dainas-ve u publikua në mes viteve 1894 dhe 1915 si “Latvju Dainas” nga Krišjānis Barons.

Latvju tautas mūzikas materiāli, përkthyer në shqip si materialet folklorike të muzikës letoneze është analogji dhe shpejgim i folklorit letonez. Ai i analizon 5999 artikuj te entografisë letoneze te publikuara ne 6 edicione nga viti 1894 deri në 1926 nga muzikologu dhe kompozitori letonez Andrejs Jurjāns (1856-1922).[2][3]

Latvju tautas mūzikas materiāli Sestā grāmata (libri i gjashtë) u publikua pas vdekjes ne Riga, në vitin 1926. Në faqen e parë latvju komponistu biedrības izdevums ështe mbishkruar, e perkthyer si edicioni i kompozitorëve të shoqërisë letoneze. [4]

Orkestrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqërimi i këngëve të fshatit është bërë me instrumente të ndryshme tradicionale, ku më e rëndësishmja prej tyre është kokle, një lloj e qestëres e lidhur me Finnish kantele. Në vitin 1970, artistët si Jānis Porikis dhe Valdis Muktupāvels udhëhoqen ringjalljen në muziken kokle, që ka mbijetuar vetëm në regjionet si Courland/Kurzeme dhe Lettgallia/Latgale. Mërgimi i komunitetit letonez jashtë vendit, sidmos në shtetet e bashkuara të Amerikes, vetëm sa e ka mbajtur traditen e kokles gjallë. Ne njëqind vitet e fundit është zhvilluar një lloj i ri i kokles, me më shumë vargje, nivele të gjysmëtone dhe përmirsime të tjera që zgjerojn kapacitetin e instrumentit te luaj jo vetëm muzikë modale por, në një tjetër këndvështrim, i kanë indinjuar muzikantët tradicional. Ky lloj i instrumentit është quajtur “concert kokle”. Gjithsesi, aktualisht është vetëm një “concert kokle”, dhe ai do të fillojë trajnimet me grantet e Bashkimit Europian.

Muzika korale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kori tradicional është shumë i fuqishëm në Letoni. Anash shumë koreve profesionale, ekzistojnë dhjetëra mijëra të letonezëve të cilët janë pjesë e koreve të ndryshme amatere. Një herë në pesë vite organizohet Festivali Kombëtar i Këngës dhe Vallëzimit Letonez me rreth 20,000 këngëtarë që marrin pjesë.

Në vitin 2014 Lojërat Botërore të Korit u organizuan Riga.

Muzika e popullarizuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë periudhes sovjetike, muzika rock u bë shumë e njohur, për shkak se, ashtu si këngët folklorike, ofron një shancë për tu rebeluar ndaj autoriteteve lokale. Imants Kalniņš ka qenë kompozitori më i rëndësishem në atë kohë, dhe këngët e tij ishin shumë të njohura. Ai po ashtu shkroi muzikë për filma e quajtur Četri balti krekli (‘Katër bluza të bardha’), më vonë iu dha titulli Elpojiet Dziļi! (‘Frymëmarrje e thellë!’), e cila fliste për nevojën e lirisë dhe pastaj ajo u ndalua. Një ndër mbledhjet sociale më të rëndësishme të kohes ishte e përvjetshmja Imantdiena (‘Dita e Imants-ve (Kalnins)’), e ndaluar në tokat që interferohen me bar të thatë. Tradita vazhdonte jozyrtarisht në shtëpinë e kompozitorit.

Këngët e Imants Kalniņš kanë qenë më shumë të njohura nga performimi i grupit Menuets të cilët kanë luajtur vetëm këngët e këtij kompozitori. Shumica e anëtarëve kanë formuar një grup tjetër, Pērkons (‘Bubullima’) më vonë. Pērkons ka qenë nje simbol i rebelimit. Ata luajtën duke u ballafaquar në kufinjët e rock and roll-it me hard rock-un, kompozuar nga lideri i bendit Juris Kulakovs, duke përdorur poemat më së shumti të shkruara nga Māris Melgalvs. Shumë nga ato kanë qenë te papranuara nga autoritetet sovjetike. Koncerti më i famshëm nga Pērkons rezultoi në shkatërrimin e një treni të ndarë nga të rinjtë që ishin pjesë e atij koncerti. Ky, ashtu si ngjarjet e tjera, është portretizuar në filmin Vai viegli būt jaunam? ('A është e lehtë të jesh i ri?') nga Juris Podnieks. Aktet si ato të Pērkons kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetët e të rinjëve të asaj kohe dhe ishin një sfidë serioze për sistemin sovjetik.

Në ditët e sotme, sfera e muzikës pop dominohet nga muzika pop dhe rock-u alternativ.

Lista e kompozitorëve dhe bendeve në Letoni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompozitorët e muzikës bashkëkohore[5] Rock ose (dhe) Pop Të tjera

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Welcome to Latvia – Folk Songs". Li.lv. 2006-05-01. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2011. Marrë më 2010-10-16. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Materials of Latvian Folk Music. Vol. 6". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Composers and Authors /Jurjans, Andrejs (1856 - 1922)". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Materials of Latvian Folk Music. Vol. 6" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 13 shkurt 2015. Marrë më 28 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Music in Latvia". Music.lv. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2012. Marrë më 9 mars 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]