Myfid bej Libohova
| Myfit Libohova Kryeministër i Shqipërisë 1913 - 1914 Ministër i Jashtëm (1913 - 1914), (1918 - 1920), (1925 - 1925) |
|
| Emri: | Myfit |
| Mbiemri: | Libohova |
| Lindi më: | 1876 |
| Vdiq më: | 1927 |
| Profesioni: | politikan |
Myfit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927, ishte politikan shqiptar, ish-kryeministër i Shqipërisë si dhe kryerës i detyrave të disa Ministrive në Shqipëri.
Jetëshkrimi [redakto]
Myfit Libohova rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë vjet me radhë (afro 300 vjet) kanë sunduar Janinën. Ky oxhak i ka dhënë Shqipërisë për vite me rradhë shumë njerëz të shquar në politikë dhe në drejtimin e shtetit shqiptar. Mufid bej Libohova është një nga 15 anëtarët e kësaj familje që kanë kotribuar në krijimin dhe mbarvajten e shtetit . Një nga më të rëndësishmit e kësaj familje është pa dyshim Mufit bej Libohova. Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 - 1914. Në anën tjetër ai ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptarë për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.[1]
Përveç një politikani ai ishte dhe një historian dhe shkrimtarë i rëndësishëm shqiptarë më një numër të konsiderueshëm veprash me përmbajtje historike e juridike.
Në vitin 1924 u kthye nga ekzili së bashku me përkrahësit e tij dhe ndihmoi në rrezimin e qeverisë së Fan Noli.
Sot sarajet e Mufid bej Libohovës në Libohovë po restaurohen me nderhyrjen e shtetit Shqiptar dhe sidomos me një investim të madh (150.000 Euro ) nga nipi i tij 90 vjeç Kaplan bej Libohova që ndërroi jetë në Vjene në tetor të vitit 2007.
Burimet [redakto]
| para | Myfid bej Libohova | pas | |
| Kryeministër | |||
| Ismail Qemali | 1913 | 1914 | |
| Ministër i Drejtësisë / MD | |||
| ? | ? | ||
| Ministër i Punëve të Brendëshme / MPB | |||
| ? | ? | ||
| Ministër i Financave / MF | |||
| ? | ? | ||
| Ministër i Punëve të Jashme / MPJ | |||
| Ismail Qemali ? ? |
1913 1918 1925 |
1914 1920 1925 |
Turhan Permeti Mehmet Konica Hysen Vrioni |