Naçertanje

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

"Naçertanje" është platforma e Ilija Garashanit krijuar në bazë të Doktrinës së shenjtë serbe.

“ Naçertanje ” konkretisht bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar. Kjo platorme e luftës speciale ka shërbyer si plan program i Pashiqit, krajl Nikolla, Qubrilloviqi, Andriqi, Rankoviqi, Mugosha, Tempo, Joviqi, Trajkoviqi, Milosheviqi[1]. Plani neçertanie i krijuar nga Ilia Garashanini ishte një platformë që synonte shfarosjen e shqiptarëve si dhe aneksimin e shumë territoreve të ballkanit si ( Bosnja , Hercegovina , Mali i Zi , Shqipëria veriore [që përfshinte Kosovën] pastaj të Sremit , Backa dhe pjesë të Austro-Hungaris. Garashanini shkruante se kjo e drejtë "e shenjtë e historisë" i takonte serbëve dhe bazojeh në perandorinë e dushanit të shekullit 14.Ky plan i Garashaninit bazohej në përgatitjen e popullatës së këtyre zonave për bashkim me Serbinë . Ndikim të madh në Neçertanje pati edhe emigrimi i madh si rasti i elitës politike polake të larguar nga vendi pas kryengritjes së dështuar kundër Perandorisë ruse në nëntor të 1820. Publiku serbi ishte i vetëdijshëm vetëm për ekzistimin e një teksti të shkurtër, ndërsa teksti i plotë u botua së pari nga historiani Milenko Vukiçeviç me titull " Programi për politikë të jashtme Eliah Garasanina ". Rreth rolit të ZHAVOJ (organizatës polake) shkroji Pragoshov Stranjkoviç, me titull " Neçertanije - Frantishek Zaha dhe Eliah Garashanina " . Në vitet 1860-68 u krijuan lidhje me lëvizjen jugoslavve në Kroaci që nënkupton bashkëpunimin me strukturat serbe lidhur me bashkimin e territoreve Kroate me ato serbe , fakti që Kroatët ishin të krishterë nuk shkaktoi probleme sepse atje ishte një pakicë ortodokse ( Peshkopi Strosnojerova ) . Strukturat serbe krijuan lidhe edhe organizatat bullgare revolucionare me qëllim që të nxitej një lëvizje për bashkim me serbinë . Sidoqoftë plani Neçertanije nuk u mësua në kohën e diktatorit Josib Bros Tito , ky plan filloi të mësohej në shkolla pas shuarjes së sistemit të Titos , duke e ringjallur shpresën për të drejtën historike .

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ HISTORIA MËSOHET PËR T'U MOS PËRSËRITUR MË KURRË - Dr. Besnik R. Bardhi, Qershor,2002 Në Pasqyra Nr65