Nako Spiru

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nako Spiru
Ministër i Ekonomisë, më 31 janar 1947 i Industrisë
Në detyrë
22 mars, 1946 – 20 nëntor, 1947
Paraprirë ngaMedar Shtylla
Pasuar ngaTuk Jakova
Të dhëna vetjake
U lind më4 janar 1918
Durrës, Principata e Shqipërisë
Vdiq më20 nëntor 1947
Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë
NënshtetësiaShqiptar
Punësimistudent ekonomie

Athanas Spiru,[1] ose siç njihet Nako Spiru (Durrës, 4 janar 1918 - Tiranë, 20 nëntor 1947) ka qenë anëtar i Grupit Komunist të Korçës, veprimtar komunist dhe ministër shqiptar. Spiru përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 4 janar 1918 në qytetin e Durrësit, i biri i Perikliut dhe Kasianit të Ilia Papës. Mësimet e para i mori në shkollën plotore mashkullore në vendlindje në vitet 1926 - 1929, ndoqi mësimet e mesme në Institutin italian "Vëllezërit e Shën Gjon Pagëzorit" në Korfuz nga 1929 deri më 1937.[1] Atje ra në kontakt me idetë dhe materialet komuniste dhe mblodhi ndihma për Partinë Komuniste Greke.

Në vendlindje ishte pjesë e një celule të Grupit Komunist të Korçës. Më 1937 nis studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Torinos. Në janar 1941 duke qenë përkohësisht në Kavajë, arrestohet për shpërndarje traktesh, duke ndenjtur dy muaj i burgosur. Pas 22 majit 1941 u largua nga Italia nëpërmjet Francës.

Kthehet në vendlindje dhe radhitet në ilegalitet me Lëvizjen Antifashiste Nacional Çlirimtare. Më 23 nëntor 1941 u emërua sekretar organizativ dhe pas 5 majit 1942 president i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste. Në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste zuri vendin e Qemal Stafës.

Mori pjesë në Mbledhjen e Pezës si delegat i rinisë komuniste. Nga fundi i vitit 1942 u dënua me 3 vjet internim në Itali, por duke qenë i liruar me kusht doli në ilegalitet. Mori pjesë në mbledhjen e Labinotit në marsin e 1943. Më 1943 qe përfaqësues i rinisë universitare në mbledhjen e dytë të KANÇ-it në Labinot, ku u zgjodh anëtar i kryesisë i saj.

Në periudhën janar-prill 1944 ndodhej në Tiranë. Më 1944 - 47 qe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Më 1944 u emërua anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe delegat në Kongresin e Përmetit. Më 1944 - 1946 anëtar i Kryesisë së KANÇ-it. Më 1944 - 1945 qe anëtar i komisionit të posaçëm për krimet e luftës. Më 1944 - 1946 qe president i BRASH-it. Më 1945 qe sekretar i Sekretariatit të Frontit dhe më 1945 - 1947 anëtar i komitetit ekzekutiv të tij. Më 1946 u zgjodh deputet dhe sekretar i Presidumit të Kuvendit Popullor dhe iu dha portofoli i Ministrisë së Ekonomisë. Më 1947 ministër i Industrisë, kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit dhe kryetar i Këshillit Ekonomik.[3]

Më 1946 me ofiqin e ministrit të Ekonomisë firmosi Konventën Ekonomike me Jugosllavinë me mëdyshje,[4] dhe më pas e kundërshtoi planin e bashkimit ekonomik me Jugosllavinë.

Për qëndrimin e tij, më 18 nëntor, Byroja Politike e PKSH-së organizoi mbledhjen që kërkonte paraqitjen në bisedime për zgjatjet e Spirus në aktualizimin e pikave të Konventës. Spiru nuk u paraqit në mbledhje ngaqë[5] "vrau veten ose vdiq"[6] në zyrën e tij në Tiranë më 20 nëntor 1947, si shkak i ndërhyrjes së jugosllavëve.[3]

Pas vdekjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga data 24 dhjetor 1947 deri më 23 janar 1948 u shqyrtuan pozitat e Spirus si antijugosllav për qëndrimin e tij dhe përshëndetjen ndaj një referati të Mehmet Shehut, që u cilësua si "njeri i Spirus". Referati implikoi edhe të shoqen e Spirus, Liri Belishovën, dhe Fadil Paçramin, që së bashku me Spirun e kishin konsideruar referatin e Shehut si «punë të mirë».[7]

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Presidenti Alfred Moisiu i akordoi Nako Spirus dekoratën "Nderi i Kombit" me motivacionin "Organizator, frymëzues dhe drejtuesi kryesor i Rinisë Antifashiste. Një ndër udhëheqësit më të shquar të LANÇ në Shqipëri. Luftëtar i vendosur për ruajtjen e pavarësisë së vendit pas luftës dhe në futjen e Shqipërisë në rrugën e progresit. Si intelektual i shquar, publicist i talentuar, që gjithë dijen e tij e vuri në shërbim të një të ardhmeje më të mirë.".

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Sallata, Ilir (2016). "Nako Spiru: Jeta dhe veprimtaria" (PDF). doktoratura.unitir.edu.al. fq. XXIV. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 tetor 2019. Marrë më 3 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 222–223. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Hoxha, Çelo (2013). Fillimet e diktaturës në Shqipëri 1944-1948. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 110. ISBN 978-9928-168-11-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hoxha 2013, p. 114.
  6. ^ Hoxha 2013, p. 105.
  7. ^ Hoxha 2013, p. 118.