Nasradin Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Nasradin Hoxha, (Nasr el-Din Hoxha) me se shumti haset ne shqipe ne formen Nastradin është njëri ndër filozofët më të njohur të humorit në historinë botërore. Anekdotat e tij, të rrëfyera mbi një hapësirë të gjerë prej Gjermanisë deri ne Japoni, përmbajnë mësime ku përmes theksimit të një të mete njerëzore apo një pike të dobët synohet ngritja e të kuptuarit të njerëzve për të si dhe shërimi i asaj mangësie. Nasr el-Din Hoxha njihet me emra të ndryshëm nëpër botë. Ai njihet si Artin në Armeni, si Oylen Sipikel në Gjermani, si Mac Antash në Skoci, si Xhuha në Arabi, apo me emra tjerë në vende tjera si Mulla Hoxha në Persi, Ero, Koso, Iter Pejo e kështu me radhë. Kjo mund të jetë për arsye se në çdo shtet ndodhej një person i ngjashëm si Hoxha apo për shkakun se anekdotat e Hoxhës duhej të kishin një figurë të cilës mund t’i atribuoheshin.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Gati si me çdo personazh tjetër popullor, edhe jeta e Nasr el-Din Hoxhës është e mjegulluar nëpër legjendat e shumta të trashëguara. Megjithatë, kërkimet e bëra mbi jetën e tij që nga mesi i shekullit paraprak, pothuajse të gjitha janë në ujdi se ai u lind në Sivihistar, në rrethin e provincës Eskisehir në Turqinë qendrore. Sipas të dhënave që O.S. Gökyay i jep në artikullin të cilin e shkroi për Islam Ansiklopesiski ("Një Enciklopedi e Islamit", Istanbull 1986), Fuat Köprűlű (Nasreddin Hoxha, Islanbull, 1918) shkruan se njëri nga muftitë e vonshëm të Sivrihisarit i quajtur Hasan Effendi shënon në librin e tij të pa përfunduar Maxhmu’a-i Ma’arif ("Enciklopedia e Edukimit") se Nasr El-Din Hoxha u lind në fshatin Horto afër Sivihisarit ku edhe shërben si imam për një kohë duke e pasuar të atin i cili po ashtu kishte qenë imam, për të migruar më vonë në Akşehir, në rrethinën e provincës Konya të Turqisë qendrore ku edhe e kompleton jetën e tij.

Megjithatë, ka disa pohime se Nasr el-Din Hoxha është fryt i vonshëm i shpikjes popullore. Sipas pohimeve të tilla, ekzistonte një njeri me emrin Nasr el-Mahmud i cili merr besimin e Gayhatus, atëherë komandant i armatës Mongole në Turqi, dhe e parandalon atë nga të këqijat dhe gjakderdhja. Pasi se ky njeri ishte i mençur dhe i dashur nga njerëzit, thëniet e tij të urta bënë që populli të krijoj një Nasr el-Din Hoxha. Mirëpo, supozimet e tilla janë hedhur poshtë nga studiues serioz. Në mes tyre, Haqqi Konyali, i cili shkroi një vepër voluminoze rreth Nasr el-Din Hoxhës dhe Akşehirit të titulluar Nasreddin Hoca’nın Şehri Akşehir: Tarihĭ, Turistik Kılavuz (‘Udhëzues historik dhe turistik për në Aksehir, Qytetin e Nasr el-Din Hoxhës’), Istanbull 1945, shkruan se atëherë ishin katër Nasr el-Dina të cilit jetuan në të njëjtën kohë dhe që bënë punë të njëjtë si Nasr el-Din Mahmudi, andaj të njëjtat pretendime mund të bëhen për të gjithë ata. Por Nasr el-Din Hoxha mund të jetë asnjëri nga ta. Ky është ai që me të vërtetë jetoi në Akşehir.

Në artikullin e tij "A propos de quelques tentatives d’identification de Nasreddin Hodja" (Internationaler Kongress der Volkszerzählungsfarcher, Kiev and Kopenhagen. 1959), Perter Naili Boratav shkruan se në disa gjenealogji përpiluar kohëve të fundit, Khidr Çelebiu, kadiu i famshëm i Istanbollit gjatë kohës së Mehmetit II dhe babai i Sinan Pashës, autorit të Tedarru’name (Një Lutje Zotit), është shënuar të ketë qenë nga Sivrihisari dhe pasardhës i familjes së Nasr el-Din Hoxhës. Boratav gjithashtu shënon se në një dorëshkrim që e kishte gjetur në Bibliothèque Nationale në Paris, disa nga anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhës i janë mveshur po ashtu edhe popullit të Sivihisarit dhe një njeriu të quajtur Khadji. Disa studiues Perëndimor si H.Ethè, M. Hartmann, A. Wesselski pretendojnë se anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhës janë anekdota anonime të treguara pothuajse në çdo pjesë të botës, andaj Nasr el-Din Hoxha na del një shpikje. Ca të tjerë si R. Basset dhe Christensen janë të opinionit se anekdotat atribuuar Nasr el-Din Hoxhës janë përshtatje e thënieve të mençura dhe anekdotave që i takojnë Xhuhës, i cili jetoi në Irak në shekullin e 10-të ku edhe u bë mjaftë i famshëm. Mirëpo, pohime të tilla rrjedhin nga një gjeneralisim i mangët. Duke qenë se njerëzit e urtë dhe të mençur si Nasr el-Din Hoxha mund të kenë jetuar pothuaj në çdo vend, anekdotat e Nasr el-Din Hoxhës mund të jenë transmetuar nëpër vende tjera përmes rrugëve të ndryshme të komunikimit. Padyshim se një njeri i quajtur Nasr el-Din Hoxha, shumë perspektiv dhe i mençur i aftë t’i dalloj pikat e dobëta dhe mangësitë në karakterin njerëzor i cili u mundua t’i shëroj ato përmes humorit dhe zgjuarsisë, vërtetë ka ekzistuar.

Varri i Nasr el-Din Hoxhës ndodhet në Akşehir. Ismail Haqqi Konyali shënon se personalisht ka parë një mbishkrim në njërën nga gjashtë shtyllat që mbajnë kuben e brendshme. Sipas atij mbishkrimi njëri nga ushtarët e Bajzitit I, sunduesit Osmanli i cili vdiq më 1403, i quajtur Mehmet, vizitoi atë varr më 1393. Kurse në një regjistër të vakëfeve dhe tokave shtetërore, të përgatitur me urdhër të Gedik Ahmet Pashës, i cili në emër të Osmanlinjve pushtoi Akşehirin më 1476, është shënuar edhe varri i Nasr el-Din Hoxhës dhe një medrese dhuruar nga ai në shërbim të popullit.


Nastradini ne kulturen shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

'Zekiri nga Vitia- Nasradin Hoxha ne kulturen shqiptare ka lene gjurme te thella dhe vazhdon te le edhe me tej.Thenjet e tij apo edhe te tjerat ne emer te tij, kan patur nje rol jashtzakonisht pozitiv edhe tek shqiptaret.Ato thenje gjithnje kan luajtur rolin edukues, frymzues dhe ngushllues.Ne si shqiptar ato me xhelozi i kemi marr dhe kultivuar ne odat tona, ne mesimet e gjeneratave te reja si shembuj praktik pozitiv ,gjithnje te dobishme dhe per te mire.

Ne jemi sjellur ashtu qe per te justifikuar,arsyetuar diqka,tjetrit iu jemi drejtuar:Nasradini ka qen i menqur kur ka than keshtu e keshtu,dmth thenjet e Nnasradinit shpeshher kan vulosur,arsyetuar diqka, qe ne te vertet ashtu ka qen.

Kjo ka qene pozitive sepse fakti dhe arsyeja jan perputhur plotesisht,bile nganjeher kan patur jehona aq te madhe veq pse jan thenje te Nasradinit edhe nese ato i ka thene dikush tjeter, duke qen i bindur se vertet ai ka menduar drejt, sakt dhe pagabueshem. Psh.kur e pyesin se cila are eshte me e mira ,ai menjeher she pa hamendur pergjigjet se me e mira eshte ara afer shtepise,dhe vertet ashtu eshte, ose kur Nasradini ka sharritur dryrin per te vjedhur dhe e takon dikush dhe e pyet se qka po bene o Nasradin, ai i pergjigjet se po i bie violines,por nuk ka ze ia kthen udhtari, Nasradini i pregaditur fare ia kthen se zanin ia ndegjon neser dhe vertet ashtu se te nesrmen u perhap lajmi se eshte kryer nje vjedhje etj etj.

Mendoj se pa marr parasysh se nga do qe te ket qen dhe pavarsisht se kush ishte ai, ai ka qen personalitet-personazh shume i menqur qe ka ditur dhe ka patur aftesi gjeniale per te dhene pergjigje dhe aftesi per tu gjetur ne situata nga ma te ndryshmet dhe ate shume drejt ,shpejt dhe i arsyeshem.Ato thenje asnjeher nuk vjetersohen dhe nuk u bie ngjyra.Qdo thenje e Nasradinit eshte e mbeshtjell me humor,satire,qka ia shtone degjueshmerin dhe kurreshtjen gjithkujt. Vite me pare ne odat tona Nasradini ka qen teme kryesore e tregimeve te tija,ku duke i treguar ato eshte krijuar atmosfer-muhabet,eshte qeshur,ka nxit dialog etj, por njekohsisht edhe nga ato tregime dhe shembuj te tij, jan marr mesime,aftesim per te u gjetur ne situata te ndryshme, per te logjikuar drejt etj, ne mungese te mjeteve te ndryshme te informimit,mungesa e rrymes etj. Rinia jon sot pak din,ne disa treva sidomos malore figura e Nasradinit perfolet dhe komentohet ndersa ne disa vise tjera fare,kjo per shkak te ndryshimit te rrethanave jetesore,tani radio, televizori,interneti etj.kan dhenje qasje tjeter jo vetem rinise por edhe me te vjetrive. Do te kisha deshiruar qe ai te ishte shqiptar,por.... Tani, nese ndalemi dhe deshirojm qe ta gjykojm drejt,apo thene ndryshe te japim vlersimin se figura e Nasradinit ka qen pozitive apo jo,duhet te i marrim dhe te i analizojm thenjet e tij-veprat ne kontekst me kohen kur ai ka jetuar dhe jetgjatesin e thenjeve-filizofise se tij.Nese filozofia e tij eshte aktuale edhe sot,gje qe ka shume gjera qe nga ateher edhe sot jan aktuale dhe te drejta,del se vertet figura dhe filozofia e tij kan qen dhe jan sot pozitive,dhe tjetra,vet fakti se gjat shekujve permendet,perdoret dhe analizohet vepra e tij, konstatojm se si dhe filozofia e tij kan qen pozitive.Po a ka edhe gjera qe nuk i pergjigjen te sotmes,po ka sepse ka kaluar kohe e gjat dhe rrethanat kan ndryshuar shume.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]