Nazmije Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Nazmie Hoxha)
Nazmie Hoxha
Nazmie_Hoxha.jpg
Background information
Emri i lindjesNazmije Hoxha
Lindi25 tetor 1952
OrigjinaGjonaj, Has
Vdiq5 maj 2007 (55 vjeçare)
Prishtinë
ZhanretPopullore
Këngëtare
Instrument(et)Vokal
Vitet aktik1970-2007

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952GjonajHasit[1]Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007Prishtinë.

Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar e muzikës popullore shqiptare në vitet 1970-2000. Si fëmijë i pëlqente interpretimi dhe me hyrjen në shkollën e mjekësisë, si pjesë e aktiviteteve të lira fillon ta realizojë edhe dëshirën fëminore për të interpretuar. Aty futet në Shoqërinë Kulturo Artistike të qytetit dhe fillon karrierën e saj. Me këngën "Ylli i bardhë, djalë i dashur", Nazmia paraqitet para publikut në një koncert në Prishtinë. Nga këtu, muzikantët e kohës e shihnin si këngëtare me perspektiv dhe më këtë i hapen dyer e inxhizimit të këngëve të saja në RTP. Këngët e para të transmetuara në mjetet mediatike pos këngës së përmendur ishin dhe "Qetësia e lartë mbretëron mbi ne", "Sa më shpejt ma vure këmbën". Me kalimin kohës bënë inxhizimin e këngëve edhe me shoqëri të tjera artistike në Kosovë si b.f. me shoqërinë "Emin Duraku" të Zhurit, "Kastrioti" të Ferizajit por edhe si soliste e RTP-së. Nga viti 1972 është si pjesëmarrëse e rregullt e festivaleve të organizuara në nivel të Kosovës. Po ashtu Nazmia merr pjesë në shfaqjet e ndryshme të organizuara jashtë vendit nga shoqatat e ndryshme kulturore të Kosovës.

8 mars 2003, stacioni televizi RTV 21, transmeton një intervist biografike të Nazmijes dhënë Florim Kelmendit për programin e rregullt të natës së shtunë, programit "Në orët e vona".

Ndër këngët më të njohur të saj kanë qenë Si dukat i vogel je dhe Oj zogo dhe disa të tjera. Nazmia vdiq më 5 maj 2007 në orën 19 ajo u varros në Prishtinë.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Intervist dhënë në programin "Në orët e vona" 8 mars 2003, RTV 21, copat: 123 4 5 6 paraqitur në YouTube

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ I njohur edhe si "Hasi i Thatë"