Ndërtimi grimcor i lëndës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eksperiment: Marrim një gotë ujë hedhim pak sheqer pasi ta përziejm do të krijohetn një masë homogjene, duke mos u dukur fare sheqeri. Mirëpo kur e marim dhe e provojm shija do të jetë e ëmbël pra kjo nënkupton se lënda (sheqeri) ka ruajtur vetitë e saj. Kjo na mëson se trupi edhe pse tretet në njëfar mase prap nuk mund të tretet i tëri sepse ekzistojn disa grimca mikroskopike të cilat quhen molekula. Pra molekulat janë grimca të imëta të cilat i ruajn vetitë e tyre. Pas molekulave kemi edhe atomet pastaj kuarket dhe mendohet se ekzistojn edhe fijet mikroskopike, e njohur edhe si "Teoria e Fijeve" pra teoria është hedhur mirëpo mungon praktika për ta vërtetuar këtë të fundit. Ndërtimin grimcor të lendës e paraqesin molekulat të vilat përpos që i ruajnë vetitë e tyre ato edhe lëvizin këtë e kuptojmë me anë të këtij eksperimenti: Marrim një gotë të vogel e mbushim me ujë, mbi ujë hedhim ngjyrë të kuqe e cila e skuq lëngun të tërin. Pas kësaj e vendosim në një enë të madhe shohim se ngjyra zbehet paksa, më pas e vendosim në një enë edhe më të madhe, do shohim se ngjyra do të zbehet dukshëm. Pra kjo na mëson se molekulat e lëngjeve nuk rrinë sikurse tek trupat e ngurtë (në gjendje kristalore) por ato lëvizin duke e plotësuar të gjithë hapësirën e lëngut (në rastin e eksperimentit).

Hapësira boshe ndërmjet molekulave Ndërmjet molekulave gjithmonë ka hapësira boshe si pasojë e lëvizjes kaotike. Edhe kjo dukuri mund të vërtetohet me anë të eksperimentit si p.sh. Marim 20 cl³ ujë dhe 20 cl³ alkool, më pas këto dy lënd i përziejm do shohim se vëllimi i tyre nuk do të jetë 40 cl³ por më pak mbase 36 cl³. Kjo do të thotë se molekulat e të dyjave lëndëve kan depërtuar ndërmjet hapësirave boshe të njëra tjetrës. Në anën tjetër hapësira boshe ndërmjet molekulave mund të zmadhohet dhe të zvogëlohet dhe kjo ndodh vetëm tek trupat e ngurtë. E kemi shembullin tek bymmimi dhe tkurrja. Gjatë verës telat e shufrave eletrike pothuajse bien në tokë pra ktu kemi hapësira boshe të cilat ndodhin për shkak të veprimit të rrezeve të diellit duke bërë largimin reciprok të molekulave, në anën tjetër këtë dukuri e kemi edhe në stinën e dimrit ku telat e shufrave elektrike shtrëngohen shumë në këtë rast bymehen dhe kemi zvogëlim të hapësirave boshe.