Ndeshja e futbollit: Gramozi vs Real Madrid

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ndeshja e futbollit Gramozi - Real Madrid)

Gramozi vs Real Madrid ishte një ndeshje miqësore u zhvillua më 20 janar 2010 në Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa" në Tiranë. Miqësorja u mbyll me rezultatin 2–1 për Los Blancos që fituan trofeun e edicionit të tretë të Taçi Oil.[1][2] Real Madrid përfitoi 2 milion nga ardhja në Shqipëri për të zhvilluar miqësoren.

Formacionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndeshja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përpara fillimit të ndeshjes u mbajt një minutë heshtje në nder të Panajot Panos, i cili kishte vdekur dy ditë më parë. Gramozi e nisi mirë ndeshjen duke arritur të gjejë golin e avantazhit që në minutën e dytë me sulmuesin shqiptar Daniel Xhafaj. Sulmuesi 33 vjeçari shënoi me kokë pas një krosi nga e djathta të mesfushorit brazilian Marko dos Santos. Real Madrid barazoi rezultatin me brazilian Kaká në minutën e 36 i cili shënoi me kokë pas një krosimi të Ronaldos. Në minutën e 81, ishte sulmuesi francez Karim Benzema i cili pas një krosi të mesfushorit Guti shënoi golin e fitores me një të djathtë në zonë.[4]

Ikja e dritave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit , në Qemal Stafa ikën dritat duke sjellë një errësirë totale në fushë që zgjati rreth 90 minuta.[5] Kjo gjë solli që policia e vendit të fillonte një hetim duke arrestuar 25 persona si të dyshuarit kryesor. Mes të dyshuarve, ishin edhe pjesëtarë të stafit të mirëmbajtjes së stadiumit, si edhe punonjës të OSSH-së.[6] OSSH shpjegoi se aryeja e ikjes së dritave kishte ardhur nga transformatori i cili kishte mbingarkesë. Kjo gjë solli edhe shkarkimin e drejtorit të stadiumit, Perikli Dhalës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Blackout In Albania As Real Madrid Beat Gramozi". Goal.com. 21 janar 2010. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Reali mposht Gramozin". Lajme Sport. 21 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2016. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "En amistoso jugado en Albania, Real Madrid venció 1-2 al Gramozi Erseka". Futbolred.com. 21 janar 2010. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Trofeu "Taçi Oil". Reali Madridit mund 2-1 Gramozin". Arikiva Mediatike. 21 janar 2010. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Policia dhe prokuroria dyshojnë se nuk janë respektuar kontratat për arsye përfitimi". Kavaja Online. 21 janar 2010. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ikin dritat ne stadiumin "Qemal Stafa" gjate ndeshjes". Forumi Shqiptar. 21 janar 2010. Marrë më 12 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]