Ndihmë:Fillimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirë se vini!

Ju jeni në versionin shqip të Wikipedias, Enciklopedia e Lirë në të cilën lexuesit janë edhe shkrues.

Çdokush mund të bashkëpunojë në Wikipedia, duke krijuar një faqe të re ose duke përmirësuar përmbajtjen e atyre ekzistuese. Kushdo që dëshiron të kontribuojë në këtë projekt, në respekt të plotë të Pesë shtyllave të saj, dhe më e rëndësishmja, duke përdorur mirëkuptim të përbashkët, është gjithmonë i mirëpritur.

Për shkak të natyrës së kontributit të lirë të gjithë Wikipedianëve, duke përfshirë edhe përdoruesit anonimë, Wikipedia nuk mund të japë garanci për vlefshmërinë dhe saktësinë e përmbajtjes së tij. Edhe pse komuniteti përpiqet të jetë vigjilent dhe i saktë në përgjithësi, në çdo moment është gjithmonë e mundur që një faqe mund të vandalizohet ose të ndryshohet në mënyrë jo të duhur, madje edhe në mirëbesim, me informacion të gabuar, të paligjshëm ose jo në përputhje me rregullat e komunitetit ose të zonës ku jetoni.