Ndihmë:Kontrolli i faqes
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ndihmë:Page validation)
Rishimimet e shënjuara (apo Flagged Revisions) është një shtojcë e programit MediaWiki. Kjo u lejon atyre që përdorin MediaWiki të përcaktojnë kushte të veçanta për përdoruesit e besuar "kontrolluesit" të shënjojnë një nga këto rishikime (domethënë të vendosin shfaqjen e një rishikimi të caktuar të artikullit para shfaqjes së redaktimeve nga përdorues të thjeshtë apo anonimë). Qëllimi i shënjuesve është rritja e besueshmërisë së artikujve dhe njohja e reagimit të lexuesit për cilësinë e tyre. Wikipedia në shqip është një nga 16 wikipeditë ku është në funksionim kjo shtojcë.
Legjenda e shenjuesve është si më poshtë:
… (syri i mbyllur) - ky shenjues tregon se në artikull janë kryer ndryshime të cilat janë ruajtur por nuk shfaqen në këtë version të artikullit. Nevojitet kontroll i ndryshimeve të bëra së fundmi.
… (syri i hapur) - ky shenjues tregon se artikulli nuk përmban vandalizma që të bien në sy, por nuk mund tu sigurojmë nëse artikulli është po kaq i pastër nga ana e fakteve.
… ky shenjues tregon se artikulli është rishikuar nga një ekspert lidhur me saktësinë e fakteve. (Shënim: ky nivel shënjuesi nuk është ende në përdorim)