Ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit është ndryshimi që pëson ajri nga përbërje të tjera kimike, që zakonisht sjell dëme në mjedis.
Ndotësit [redakto]
- Oksidet e squfurit (SOx) - veçanërisht dioksidi i squfurit, një përbërje kimike që prodhohet nga vullkanet, industri të ndryshme dhe nga djegia e lëndëve djegëse si nafta dhe qymyri. SO2 është gaz që merr pjesë në formimin e shiut acid.
- Oksidet e azotit (NOx) - veçanërisht dioksidi i azotit, prodhohet nga industria. NO2 është toksik dhe merr pjesë në formimin e shiut acid.
- Monoksidi i karbonit (CO) - është një gaz pa ngjyrë, pa erë, jo-irritues, por shumë helmues. Prodhohet nga djegia jo e plotë e gazit natyror, drurit ose qymyrit.
- Dioksidi i karbonit (CO2) - shkaktari më i madh i efektit serë, gjendet në atmosferë, nxirret nga djegia dhe është jetësor për shumë organizma.
- Metalet toksikë, si plumbi (Pb), Bakri (Cu) dhe kadmiumi (Cd).
- Klorofluorokarbon-ët (CFC-të) - të dëmshme për shtresën e ozonit, i prodhuar nga produkte që sot janë të ndaluara, si aerosolët.
Statistikat dhe rreziqet [redakto]
Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se 2,4 milion persona vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura në mënyrë direkte me ndotjen e ajrit, 1,5 milion nga këto vdekje i atribuohet ndotjes së ajrit në vende të mbylluar, që zakonisht njihen si vendet me ajër të pastër. Gjatë një viti ka më tepër vdekje nga ndotja e ajrit se sa nga aksidentet automobilistike. 310.000 Evropianë vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit. Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit në ShBA deklaron se nëse miratohen ndryshimet e propozuara nga vetë ajo në karburantet e makinave do të ketë 12.000 vdekje të parakohshme më pak, 15.000 infrakte më pak, 6.000 vizita në dhomën e emergjencave nga fëmijë ma astmë, 8.900 shtrime në spital për problem me frymëmarrjen ose aparatin frymëmarrës çdo vit.
Disa nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur janë :
- Kanceri
- Sëmundje zemre
- Sëmundje mushkërie
- Astma
- Pneumonia dhe komplikacionet e saj
- Bronkiti
- Alergji të lidhura me frymëmarrjen
- Dhimbje koke dhe migrenë

