Ndotja e mjedisit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Mjedisi është çdo gjë rreth nesh, toka ku qëndrojmë, pemët nën të cilat ulemi për të pushuar, uji në të cilin notojmë dhe me të cilin pastrojmë dhe ajri të cilin e thithim. Ne kemi nevojë për ujë të pastër për të pirë dhe për të rritur ushqimin që hamë. Ne kemi nevojë për ajër të pastër për të marrë frymë. Ne kemi nevojë që mjedisi ynë të jetë i pastër për aktivitetet tona gjatë kohës së lirë – notuar, vrapuar ose për të luajtur në park.

Fakte te mira Numri i njerëzve në rritje e sipër, më pak burime  Zhvillimi dhe konsumimi i energjisë në rritje  Ndotja e mjedisit në rritje  Ndryshimet klimatike po ndodhin

  • Çka është mbrojtja e mjedisit?

Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes së mjedisit,në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore.Mbrojtja e mjedisit nga aktivitete të ndryshme të njeriut është e nevojshme.

Çka është ndotja? Ndotja paraqet hedhjen e materialit kontaminues (ndotës) në mjedis. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktivitetet e njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.

Ndikimi i ndotjes Ndotja dëmton mjedisin në Tokë dhe banorët në shumë mënyra. Tri llojet kryesore të ndotjes janë: Ndotja e tokës-Ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të Tokës nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore. Ndotja e ajrit -Ndotja e ajrit paraqet grumbullimin e atyre substancave të rrezikshme në atmosferë të cilat substanca rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të gjallesave të tjera. Ndotja e ujit -Ndotja e ujit paraqet hedhjen e materieve kimike, biologjike dhe fizike nëpër sasi të mëdha të ujit, të cilat materie shkatërrojnë cilësinë e gjallesave në të dhe që e shpenzojnë atë.


Burimet e ndotjes Industria Transporti  Bujqësia  Aktivitetet e njeriut  Mbeturinat



Ndotja vjen nga:  Industria  Transporti  Amvisëritë  Ujërat e zeza  Mbeturinat  Bujqësia  Pesticidet  Aktivitetet vullkanike Si të parandalohet ndotja!  Ndotja e tokës-Mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë adekuate, shfrytëzimit të tokës në mënyrë adekuate dhe praktikave adekuate bujqësore.  Ndotja e ajrit-Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ajrit është të ecim këmbë ose të ngasim biçikletën dhe të ngasim makinat më pak. Kjo do të parandalojë ndotjen e ajrit nga lëndët djegëse fosile.  Ndotja e ujit-Mënyra më e mirë për parandalimin e ndotjes së ujit është që të mos hedhim mbeturina dhe materie të tjera kimike të dëmshme në burimet tona të furnizimit me ujë.


Mjedisi mund të mbrohet dhe të përmirësohet  Reduktimi i lirimit të gazrave  Shfrytëzimi i burimeve natyrore  Kursimi i energjisë  Efiçenca e energjisë  Shfrytëzimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë  Zvogëlimi i sasisë së mbeturinave dhe riciklimi i tyre  Zvogëlimi i përdorimit të pesticideve  Kursimi i ujit  Pyllëzimi  Reduktimi i zhurmës

Mbrojtja e mjedisit Parimet me të rëndësishme për mbrojtjës së mjedisit:  Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave;  Ruajtja e vlerave biologjike-ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore;  Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë- prodhimin e këtyre burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë;  Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut  Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës;  Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.

Keshilla:  Mendo sot për një të nesërme më të mirë!  Ajër i pastër për jetë të gjatë!  Një llambë më pak – më shumë energji!  Të shpenzosh më pak letër do të thotë më shumë pyje dhe oksigjen!  Mbillni një lule për një botë më të mirë! <3 TOKA <3 UJI <3 JETA <3