Ndre Zadeja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndre Zadeja
U lind më3 nëntor 1891
Shkodër, Vilajeti i Shkodrës, Perandoria Osmane
Vdiq më25 mars 1945
Shkodër, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësiashqiptar
Gjinitë letraredramë, melodramë, poezi.

Ndre Zadeja (Shkodër, 3 nëntor 1891 - 25 mars 1945) ka qenë prift katolik, shkrimtar dhe dramaturg shqiptar. Për shkak të martirizimit të tij nga regjimi komunist, hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër, i biri i Gjonit dhe Luçie Fishtës më 3 nëntor 1891. Tri klasët e para të fillores i kreu në një shkollë italiane. Nga klasa e katërt e më tej, studjoi në Kolegjën Saveriane, ndërsa studimet e larta i kreu në Insbruk të Austrisë më 1916, ku bashkë me Sirdanin e Gazullin, si shumë meshtarë të tjerë u dhanë shumë mbas gjuhësisë. Po në këtë vit u shugurua prift. U kthye menjëherë në atdhe e pikërisht në vendlindje. Çoi meshën e parë në kishën e Zojës në Shkodër më 26 prill 1916.

Nisi shërbimin si sekretar i Imzot Serreqit dhe si zëvendës-famullitar, deri në vitin 1922. Në këtë vit u emërua famullitar i Malit të Jushit, prej nga vijoi shërbimin meshtarak në Bogë, për të kaluar më pas në Shkrel e Sheldî. Shkroi melodramat e para të letërsisë shqipe "Ora e Shqypnisë", "Hijet e zeza"; "Rrethimi i Shkodrës", "Rozafa" etj, të cilat u vunë në skenën e teatrit të jezuitëve në Shkodër e më vonë edhe në teatrin e Tiranës e vijuan të lexoheshin, edhe kur nuk mund të viheshin më në skenë, sepse të ndaluara nga regjimi komunist. Tragjedia e Poetit të Ambëlsisë, kishte fillue ndoshta qysh me 16 gusht 1944 gjatë meshës në Kishën e Shirokës, ditën e Shën Rrokut, kur iu drejtua besimtarëve:[2]

Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka, ajo mohon edhe Zotin."

Pas hyrjes së regjimit komunist, u arrestua më 4 shkurt 1945. U pushkatua te varrezat e Rrmajit më 25 mars 1945.[3]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E tani, kur për emrin e tij flitet si për atë të një të lumi të ardhshëm, urojmë që një ditë jo të largët, në rrugët e rrugicat e Shkodrës plakë, që pas më se një gjysëm shekulli janë shtrembëruar edhe më keq se atë ditë kur plumbat i grabitnin një nga bijtë më të mirë, të ndjehet një zë i hareshëm. "Po naltohet në eltér Dom Ndreu, martiri që lau me gjak një tokë të martirizuar: atë të Shkodrës! Lutu për né !"Martirin e parë të Kishës katolike shqiptare të katakombave po e përkujtojmë sot me tingujt e melodramës "Rrethimi i Shkodrës" shkruar prej tij e muzikuar nga dom Mikel Koliqi. Studimet për teologji i kreu në Austri. Si shkrues u dallua për cilësinë e veprave që shkroi. Kështu hyni Dom Ndreu në botën kulturore shqipe, u ba mjaft i njohun në shkrimin e melodramave të para, të cilat u luajtën me sukses në teatrot e Shkodrës dhe të Tiranës. Zhanri kryesor i tij ishte drama[4]. Themeloi e drejtoi banden muzikore "Bogdani", botoi artikuj me vlerë në fushen e pedagogjisë, po ashtu edhe poezi ndër ma të bukurat, saqë u quejt edhe "poeti i âmbelsis". Veprat e tij kishin taban thellësisht kombëtar e në sherbim të nevojave jetike të kombit n'ata vite. Vepra e parë skenike e muzikueme, "Ora e Shqypnisë", në kushtet e pushtimit të vendit nga fuqi të ndryshme, u ba hymn atdhetarie e proteste. Kur u vu në skenë për herë të parë në Sallonin e shfaqjeve të Kolegjes Saveriane, e protagonistët kndônin:

Adrijes m'thuej krenare
Vlona asht tokë Shqiptare!"

spektatorët shpërthyen në duertrokitje të stuhishme: "Rrnoftë Vlona Shqiptare! Rrnoftë Vlona jonë!". Në shtypin e kohës boton shpesh pjesë publicistike në lamin e pedagogjisë, psikologjisë, folklorit e traditave, sidomos të zonave pak të prekuna nga orientalizmi,- siç edhe ishin Alpet tona, në të cilat shërbeu. Por pati edhe polemika me korifejt e kohes. Dom Ndreu i qendroj larg jetes politike, kurse vepra e tij ishte perqendrue në shëndetsimin kombëtar në konflikt të brendshëm me rrymen post-osmane.

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Ora e Shqypnisë” 1919 (vu në skenë më 1920),
  • Rozafa
  • Ruba e kuqe”,
  • Rrethimi i Shkodrës”,
  • Shpella e Bogdanit” (dorëshkrim) etj.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Pjetër Pepa (31 mars 2008). "Bylbyli i Shkodres – Dom Ndre Zadeja". zemrashqiptare.net. albanovaonline.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Gurakuqi, Romeo (2018). Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946). Durrës: Jozef. fq. 995. ISBN 9928-241-84-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Don Ndre Zadeja, 65 vjetori i pushkatimit