Ndrek Shkjezi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndrek Shkjezi (Shkodër, 4 prill 1922 - 2000) ka qenë ndër bashkëthemeluesit e Teatrit të Shtetit (më pas Popullit) dhe aktor i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Për meritat e tij artistike Ndrekë Shkjezi është vlerësuar me Urdhrin “Naim Frashëri”, dhe në vitin 1989 me titullin “Artist i Merituar”.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare do të fillonte të luante në kitarë apo të këndonte në një orkestrinë të vogël. Më vonë do të interpretonte dhe role të vogla në trupa teatrale joprofesioniste. Largohet nga Shkodra menjëherë pas mbarimit të luftës dhe në vitin 1945 së bashku me artistët Naim Frashëri, Kadri Roshi dhe Mihal Popin do të themelonte Teatrin e Shtetit, që më vonë do të quhej Teatri Popullor (sot Teatri kombëtar). Në kohën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak punon në Ansamblin e Ushtrisë . Në teatër ka luajtur rreth 100 role. Kështu mund të përmendim: “Cuca e maleve” e Loni Papës, “Deputeti”, “Fytyra e dytë”, “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës, “Hamleti” i Shekspirit, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e Pirro Manit, “Gjido” etj.

Në kinematografi ka luajtur në më se 30 role të ndryshëm. Kështu, mund të përmendim rolin e tij të parë, atë të Jakobinit në filmin “Skënderbeu”, që do të jetë edhe filmi i parë Kinostudios “Shqipëria e re”, në bashkëpunim me Kinostudion Ruse “Mosfilm”. Më tej do të vazhdonin rolet e tij në filmat “Debatik” në vitin 1961, “Plagë të vjetra” në vitin 1969, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1978, në vitin 1978 në filmin “Radiostacioni”, në filmin televiziv “Kur hidheshin themelet” në vitin 1984, në vitin 1986 “Kur vjen një ditë” etj. Megjithëse del në pension, vazhdon interpretimin në filma të ndryshëm, si “Rikonstruksioni”, “Këmishët me dyllë”. Ndahet nga jeta në vitin 2000.

Kinematografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1900 -- Fletë të bardha...........................Xhaxhai i Kristinës

1990 -- Një djalë dhe një vajzë.............................Gjyshi i Artanit

1988 -- Bregu i ashpër........................................

1988 -- Tre vetë kapërcejnë malin..........................Një nga fshatarët

1987 -- Këmishët me dyllë....................................Hanxhiu

1986 -- Bardhësi...............................................Gjyshi i gruas shtatëzënë

1986 -- Dhe vjen një ditë....................................Nikolla,portieri i Hotelit të Beqarëve

1986 -- Fjalë pa fund.........................................I apasionuari pas gjyqeve

1986 -- Kur hapeshin dyert e jetës..........................Gjin Kryebardhu

1985 -- Mondi dhe Diana.....................................Peshkatari

1985 -- Të paftuarit..........................................Shefi i Policisë

1984 -- Fejesa e Blertës.....................................Themiu,babai i Blertës

1984 -- Vendimi..............................................Tregtari

1983 -- Apasionata.......................................Xha Nasi,roja e Institutit

1983 -- Fundi i një gjakmarrjeje...........................Alushi

1982 -- Rruga e lirisë...........................................Preng Ujkani

1982 -- Besa e kuqe......................................Plaku pa shkrepëse

1981 -- Shoku ynë Tili.......................................Mësuesi i Gjeografisë

1981 -- Në prag të lirisë.....................................Hajdar Kasimati

1980 -- Skëterrë '43..........................................Zoti Kiço

1979 -- Ne vinim nga lufta..................................Nikollaqi

1979 -- Radiostacioni........................................Një nga ish pasanikët

1978 -- Gjenerali i ushtrisë së vdekur.....................Ish oficeri

1978 -- Kur hidheshin themelet.................Zeneli

1978 -- Në pyjet me dëborë ka jetë.......................Allaman Uka

1978 -- Vajzat me kordele të kuqe........................Babai i Jetës

1971 -- Mëngjese luftë.............. Et'hem Beu

1969 -- Plagë të vjetra......................................Llambi

1963 -- Detyrë e posaçme..................................Mali

1961 -- Debatik..............................................Tregtari

1953 -- Skënderbeu.........................................Gjeto Gjokaj


Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.