Ndrydhja psikologjike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Makth. Johann Heinrich Füssli (1741–1825)

Operacion i të pandërgjegjshmes i zbuluar nga Zigmund Froid që në fillimet e tija të vëzhgimeve klinike. Bën pjesë në regjistrin e "Mekanizmave Mbrojtës" (dhë është më kryesori) i përdorur nga psiqika për të menaxhuar konfliktet dhe për të mbrojtur Unë-in përballë kërkesave të impulseve.

Si koncept Ndrydhja gjendet e përdorur në psikologji nga Johann Friedrich Herbart. Disa autorë kanë avancuar me idenë që Froidi është njohur me psikologjinë e Herbartit nëpërmjet Mejnerit (Meynert).

Mekanika e Ndrydhjes[redakto | redakto tekstin burimor]


Ashtu si edhe në tekstet metapsikologjike të 1915, Froidi do të diferencojë tre faza të ndrydhjes.

Ndrydhja Fillestare = D.: Urvergrängung.


Përbën fazën e parë të këtij mekanizmi. Ndrydhja në këtë fazë nuk përqëndrohet mbi impulsin, koncept limit ndërmjet psiqikës dhe trupores, por përqëndrohet mbi "përfaqësimet" të cilët nuk arrijnë të kenë akses në ndërgjegje.

Ndrydhja e vërtetë = D.: eigentliche Verdrängung ose Nachdrängen.


Rikthimi i ndrydhjes = D.: Wiederkehr des Verdrängten.


Kjo fazë shprehet në formën e simptomave, të ëndrrave, të lapsuseve dhe të veprimeve të munguara.