Neal Schon
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Neal Schon | ||
| Informacione | ||
| Emri | Neal Joseph Schon | |
| Lindja | 27 Shkurt 1954 (59 vjeçar) | |
| Prejardhja | Tinker Air Force Base, Oklahoma, SHBA | |
| Zhanri | Hard rock Jazz fusion Instrumental rock Smooth jazz |
|
| Instrument(e) | Kitarë, vokal | |
| Vite aktiv | 1969 — prezent | |
| Bashkëpunim(e) me | Journey, Santana, Bad English, Hammer & Schon, HSAS, Planet Us, Soul SirkUS, Hardline | |
| Webfaqja | ||
|---|---|---|
| schonmusic.com | ||
Neal Joseph Schon (i lindur më 27 shkurt 1954 në Tinker Air Force Base afër Oklahoma City, Oklahoma) është kitarist amerikan i njohur për punën e tij me rock bendin Journey. Ai filloi t'i binte kitarës që në moshën 5 vjeçare. Me 15 vite ai ishte duke e shetitur botën me bendin Santana.
Në vitin 1973 ai e la bendin Santana dhe ju bashkangjit bendit të ri të Gregg Rolie, që do të njihej me emrin Journey. Schon është anëtari i vetëm që është paraqitur në çdo album të bendit. Kitaristët që e kanë influencuar atë më së shumti janë Jimi Hendrix, Eric Clapton dhe Jeff Beck.
Schon ka marrur pjesë edhe në projekte të tjera, si Schon & Hammer, HSAS (Hagar, Schon, Aaronson, Shrieve), Bad English, Abraxis Pool, Hardline, Planet Us, dhe Soul SirkUS.