Negotina (Vrapçisht)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Macedonia.svg Fshatra në Republikën e Maqedonisë
[1]
Emri: Negotina e Pollogut
Komuna: Komuna e Vrapçishtit
Krahina etnografike/ gjeografike: Pollog i Epërm
Popullsi: 4.500 banorë
Kodi postal: 1235
Kodi telefonik: 311-
Lartësia mbidetare: 581m
Sipërfaqja: -
Gjerësia gjeografike: 41°46’40”
Gjatësia gjeografike: 20°56’20”
Web-faqe: [http://[[2]] [[3]]]
Përdorimi i stampës

Negotina është fshat shqiptar në Komunën e Vrapçishtit.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Natyra dhe gjeografia e vendit

Negotina e Pollogut gjendet në pjesën perëndimore të R.Maqedonisë, në Fushën e Pollogut, në Pollog të epërm,në skajin perëndimor të fushës,në kilometrin e 17-të të rrugës rregjionale që lidh 16-të vendbanimet prej qytetit të Tetovës në drejtim të Gostivarit. Shtrihet në rrëzë të Malit Sharr, në grykëdalje të lumit Muzdaçe në Fushë të Pollogut. Fshati është i zhytur thellë në grykëdalje të luginës së lumit.Lumi buron në thellësi nga brendia e malit, i cili në këtë pjesë njihet si Rrudoka dhe Vraca e Madhe.Thellë është në shpatin lindor të malit dhe prej burimit deri në dalje në fushë ka formuar luginë të thellë malore me një gjatësi prej afro 10 km.Kalon nëpërmes të fshatit dhe prej këtu,me një luginë relativisht të karakterit fushor, pas 10 km derdhet në lumin Vardar.Gjatësia e lumit prej burimit deri në derdhje është 20 km. Negotina është e vendosur në një lartësi mbidetare prej 580 m, lumi buron në një lartësi prej 1100 m. Rrënja relative e lumit është mjaft e madhe,afër 50 m/km.Prandaj lumi disponon me një potencial të madh energjetik. Pozita gjeografike e Negotinës në kordinatat gjeografike të hapësirës që e përfshin teritori komunal përcaktohet me vlerat 41°46’40” deri 20°56’20”gj.l.gj. sipas Grinicit*. Pozita natyrore e vendit mund të përshkruhet si pozitë e natyrës së volitshme, në kontekst të Fushës së Pollogut dhe Malit Sharr që japin frymë dhe begati jetësore. Pozita gjeokomunikative është mjaft e volitshme Shtryhet në aksin rrugor të rrugës regjionale që lidh shumë vendbanime.Në drejtim veri-jug prej Tetove deri në Gostivar,e cila më tej lidhet drejt Shkupit në lindje, Kosovës në veri-perëndim dhe drejt Strugës-Ohrit në jug dhe jug-perëndim. Rruga e karakterit lokal,në drejtim të lindjes e lidh fshatin me rugën regjionale e cila kalon permes Fushës së Pollogut dhe ka peshë ndërkombëtare.Kjo rrugë më tej në lindje vazhdon dhe lidhet me aksin rrugor që përgjat Malit të Thatë lidh vendbanimet prej Gostivari deri në Zhelinë. Nga Negotina kah vendbanimet e komunës, të vendosura në shpatin e Malit Sharr, çojnë rrugë të veçanta edhe ate kah Kalishti,Gjurgjevishti Llomnica dhe Gorjani.Kështu e gjetur në rrugëkryq të rrugëve me peshë locale Negotina u shëndrua në qendër që ushtronte funksione shoqërore dhe ekonomike edhe për rrethin e vet deri në shpalljen e saj qendër komunale më vitin 1998. Klima e fshatit si edhe e teritorit komunal është idnetike me klimën e Pollogut. Negotina në mesin e natyrës komunale karakterizohet me mikroklimën e vet.Kjo vjen nga se gjendet në grykëdalje të lumit. Kështu e hapur ndaj malit ditët dhe netët gjatë vitit janë më të freskëta për afro 0,5o C, sasia e të rreshurave për 5% më e lartë.Përndryshe temperatura mesatare vjetore silliet rreth __oC. Mesatarja e muajve të ftohtë ___, e muajve të ngrohtë. Vjeshta karakterizohet me të rreshura të shiut. Sasia e të rreshurave vjetore sillet rreth___ mm/m2.

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

SH.K.A."SAMI ZENDELI"


Për të mos i lënë në spontalitet, problemet e kulturës e të arteve, të zonës, bëhet formimi i Shoqërisë Kulturore Artistike "SAMI ZENDELI". Grupi u krijua në vitin 1976, dhe me veprimtaritë që organizoi fitoi popullaritet. Zuri edhe vende të ndryshme në rang republikan, më vonë edhe me gjërësisht. Iniciativa u mor nga Zejnulla Bilalli, si kryetar i shoqërisë ishte Enver Bilalli, atëherë drejtor i shkollës në Negotinë, duke pasur veprimtarë të shumtë nga e tërë zona. Veçojmë disa prej tyre, si këngëtari Vebi Sejdini,Sabajdin Bilalli, që është mësues i muzikës dhe zotëron mirë instrumentet muzikore. U aktivizuan edhe Arif Demiri, Gani Dauti me çifteli, Lazam Salii me gajde,etj. Në Negotinë funksionon edhe Shtëpia e Kulturës "SHOTA"(ish Vëllazërim Bashkimi") e pajisur me aparaturë të nevojshme për koncerte. Në shoqëri u përfshinë edhe disa amatorë të valleve e të këngës. Me ngjarjet e vitit 1981 u morrën masa shtërnguese antishqiptare dhe e pezulluan edhe veprimtarinë kulturore e spotive, duke u bërë hapa mbrapa në kulturën kombëtare. Që më vonë në vitet 85/86 të bëhet riformimi i shoqërisë dhe sot e kësaj dite ajo egziston dhe punon,vlen të përmendet vendi i dyte në festivalin "Shari Këndon" në vitin 1997,poashtu edhe në Dibër (Shqipëri), Strugë,"Këngë Jeho",etj. -Ndersa pas vitetve te luftes se ndodhur ne Maqedoni (2001) Sh.K.A SAMI ZENDELI . -Vazdhoi te funksionoi dhe pak derisa u shuajt krejt ndoshta nga menagjimi i keq i njerzive qe e udhheqin ket per fat te keq ndersa dhe Negotinasit ose vendasit e Negotines nuk jan duke ndermar asnje gje reth kultures.

Etimologjia[redakto | redakto tekstin burimor]

Per etimologjine e fshatrave jane dhene mendime te ndryshme, nisur nga kritere dhe motive jo te njellojta. Duke trajtuar problemin e etimologjise ne fushe te shqipes, profesor Eqrem Çabej shkruan per veprimtarine e organizuar qe kane zhvilluar e po zhvillojne institucionet tona shkencore, nder te tjera, sidomos nepermjet kerkimeve dialektologjike, leksikologjike, etnograftke e folklorike nje pjese neper vepra te shkencave te natyres dhe te literatures artistike, te cilat flasin dhe argumentojne lashtesine tone, ne trojet tona. Negotinasit jane te dhene pas punes, kryesisht pas puneve te bujqesise e te blegtorise, pa folur per kurbetin, mbasi edhe atje -shquhen si punetore. Fjala Negotine eshte shpjeguar nga latinishtja: pune ose mund. Ne Jugperendim te Negotines gjendet guri i Sokol Lecit. Gojedhenat per te jane te larmishme, por mjaft i perhapur eshte shpjegimi simbas legjendes se Sokol Leci kishte rene ne dashuri me nje vajze, por lidhjen ne mes te rinjve e pengon dhuna qe ushtrihet ndaj vajzes, duke ia imponuar asaj egersisht martesen me nje njeri tjeter. Kete dhimbje Sokol Leci nuk e perballon dhe, mbasi nuk gjen rrugedalje tjeter, teper i tronditur i le delet ne mal, si çoban i tyre, vare jelekun ne dushk dhe hidhet e mbytet nga kepi, pikerisht tek ai gur, .qe tashme mban emrin e tij, "Guri i Sokol Lecit". Pikerisht tek ai gurr shkojne gra e vajza qe kane shqetesime ne jete e luten per plotesimin e deshirave te tyre, sidomos ne ato drejtime ku kane mungesa, si ne rastet kur nuk kane femije, nuk u ka dale fati i marteses etj. Tani eshte bere tradite qe tek Guri i Sokol Lecit te shkojne grate qe nuk kane femije, sidomos per diten e veres e veçanerisht per te "enjtet e medha", duke i lare syte me ujin e gurres, duke u lutur ne kenge e siper: "Sokol Lec plot bar, te me apesh ni gjal". Ndersa vajzat, fati i te cilave per martese nuk u ka dale, kendojne: "Sokol Lec e gurre, te me apesh nje burr" "Sokol Lec e kep, te m'apesh shendet" etj. -Ndersa Negoti mendohet te ket qen nje fshat shum i lasht bazuar ne te dhenat e vendeve pasi nuk ka ende asnje kryerje arkelogjike nuk mund te bazohemi ne ket por besohet se mund dhe te jet e verteta ne vendin e lart permendur Guri i Sokolecit besohet se ka pas nje fshat i cili ka qen per kohen e vete i zhvilluar me tregti (Pazar) tash nuk dihet sakt ndoshta ka qen fshat qysh ne kohen e Perandoris Romake kur dhe Pologi ka qen i mbushur me Uje dmth ka qen det, deri sa Romaket e kan shkatruar ngushtinc ne afarsi te Shkupit.Besohet se kta njerez kan qen ne koder dmth kan qen reth Liqenit te Pologut. -Ndersa dhe vet Familjet qe jan duke jetuar ne ket fshat nuk jan shum te lashta dhe te gjitha kan perjardhje nga veriu i Shqiperis pasi qe vendaset e vertet te Negotines ndoshta jan asimiluar ose kan ikur dikund , mendohet te ken ikur nga shkaki i ardhjes Perandoris Osmane pas kta kan qen Ortodoks.Dhe ka disa vende ne fshat qe dihen ku ka qene Kisha ose varet e tyre. -Sa i perket Familjeve te Negotines se Pologut jan disa familje me te medhaja. Familja Lepri ; Te ardhur reth 250 viteve nga Lumja e MATIT.Dhe jan Familja me e madhe ne negotin dikudn mbi 30% e popullates. Ka dhe familje tjera te cilat kan ardh nga Veri i Shqiperis te cilet jan Marku,Goxhet,Haset,Preshet,etj

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fusha e Pollogut dhe njerëzit e kësaj janë aq te lidhur me malin e Sharrit dhe njerëzit e tij. Këtej rrotull ishin ngritur qendra te rëndësishme për zonën e mbarefiset ilire e me pas arbërore e shqiptare. Qe ne mijëvjeçarin e pare para eres sane, ne keto ane ishin afirmuar qendrat ilire si Oeneum (Tetova), Upsana (Kerçova) me pas Draodakum (Gradeci), etj., te cilat si vatra te rëndësishme ekonomike-sociale per kohen, rrezatuan dukshem edhe ne fshataret tane. Rruga e Madhe e lugines se Radikes e Drinit te Zi - dega e rëndësishme e "Via Egnatia", qe ne prahistori e deri ne mesjete sherben si nje arter i madh, ku realizoheshin takimet e para kulturore midis banoreve te pellgut te Dibres, te Kosoves dhe te Ilirisë Qendrore. Ajo kalonte edhe ne territorin e Negotines. Ne shek. XII-XIV rritet e fuqizohet ekonomia feudale, verehet edhe shtimi i veprimtarise tregtare. Shkembimet perfshinin lende te para si dru, lëkure, lesh, etj., dhe nga nevoja per te importuar artikuj te ndryshem si stafra, pelhure, artikuj luksi etj. Dege te rendesishme te kesaj udhe te madhe ishin: Rruga e Dibres se Madhe - Gryka e Radikes - Gostivar - Tetove - Shkup e me tej. Pra Vija Egnatia" jo vetem qe kalonte afer Negotines e fshatrave ne rrethine te saj, por ndjehej duke ndikuar ne zhvillimin ekonomik e social. Periudha e lavdishme e Skenderbeut eshte e lidhur ngushte me Fushen e Pollogut e Malin e Sharrit, kesaj baze te fuqishme te shqiptareve ne lufte per mbrojtjen e trojeve nga pushtuesit osman. Banoret e fushes se Pollogut, bashke me ta edhe Negotinasit, i’u pergjigjen thirjes se Skenderbeut per te mbrojtur tokat e tyre nga sulmet e praktikuara nga ushtria osmane. Ne vitin 1453 ushtria osmane, e drejtuar nga Ibrahim Beu dhe e perbere prej 14 mije ushtare, arriti ne fushen e Pollogut, ne mes Tetoves dhe Gostivarit, pra, edhe ne zonen tone, u godit nga ushtria e Skenderbeut, e mbeshtetur fuqimisht nga popullata. Ne vitin 1462 u bene beteja të mëdha ne kete fushe kunder pushtuesit osman, duke dale fituese ushtria shqiptare e kësaj ane. Nje shtrirje te gjere antiosmane perfshin tere Fushen e Pollogut, perfshin edhe Negotinen, madje morri hov edhe kryengritja e Dervish Cares e viteve 1843-1844, ku morën pjese mijera luftetare, duke u kthyer ne nje kryengritje te fuqishme antiosmane. Eshte interesante se ne kete veprim luftarak morren pjese tere fshataret pa dallime fetare : mysliman, ortodoks e katolik. Levizjet fillonin ne fshatra e zgjeroheshin ne qytet. Fshatrat e kësaj treve perfshiheshin ne Sanxhakun e Shkupit dhe ne Kazane e po kesaj qendre, ne Vilajetin e Kosoves. Lidhja shqiptare e Prizrenit u ndie mjaft edhe ne Fushen e Pollogut e ne viset tona konkretisht. Duke qene ne mees te Gostivarit e Tetoves, ne fakt zona ishte me rrezatimin e Tetoves, qender qe kishte 6 burra te shquar ne komanden e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Per nje kohe te shkurter pushteti i Qeverise se perkohshme u zgjerua ne trojet shqiptare ne Maqedoni, perfshire edhe Kumanoven, Tetoven, Gostivarin, Dibren etj., mbasi kishin marre pushtetin edhe ne Shkup, Mitrovice, Vushtri etj. Autoriteti i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit u shtri edhe thelle ne masat e gjera popullore. Ai ishte i pranishem ne vatrat familjare Negotine, Sanakos e ne fshatrat qe perfshijne rrethinat e saj.. Pas zbatices qe pesoi kjo Lidhje e fuqishme politike, ushtarake e administrative, fillojne protesta ne rruge e menyra te ndryshme, si mosdergimi i ushtareve dhe solidarizimi i ketij qendrimi ne mbare fshatrat e Pollogut, ne Gostivar, Tetove, Shkup. Te njohura jane qendrimet e veprimet e Shuip Kaçakut, i cili siç e ka shtojcen "Kaçak" bridhte me arme ne krah, madje edhe duke e shkrepur kunder pushtuesit. Ne vitin 1897 Shuip Kaçaku u perlesh me turqit, por fshataret nuk e lane vetem. Trimat malesore i dolen perkrah, duke luftuar me te, e ne mbrojtje te tij. Vitet 1908-1912 jane nje periudhe e gjendjes se komplikuar, e gjallerimit te forcave qe kerkojne pavaresi e liri. Ne vitin 1909 situata ashpersohet popullsia e ketyre viseve bie e ngrihet me hute ne dore nga luftrat e perditeshme kunder ushtrive turke.Mendohej qe çlirimi i trojeve te banuara nga shqiptaret qe ne thellesi te shekujve, siç ndodhi me Tetoven e rrethine, me 16 gusht 1912 e me qendrat e tjera, do te shenonte nje pjese te çlirimit te pergjithshem kombetar, por ndodhi ndryshe. Fuqite e medha i coptuan trojet shqiptare. Me pas ushtria serbe, sipas urdhereses se komandës Supreme Serbe te muajit maj 1912, realizoi idene e formimit te njesive vullnetare ne territorin e Maqedonisë dhe te Kosovës. Synimi ishte qe te merreshin masa pa ndonje lufte eventuale ne terrenin e okupuar, prandaj edhe behej rregjistrimi i vullnetareve ne kater batalione, një prej te cileve do te vendosej ne Negotine. Ne tetor te vitit 1915 ushtria Serbe i thelloi grabitjet dhe populli u ngrit ne kryengritje, ku morren pjese qindra fshatare nga Negotina me rrethine, sepse kryengritesit shqiptare ne Pollog i komandonte Ymer Halili nga Negotina. Fshataret nuk kishin çka te dorezonin, por sulmonin ushtrinë Serbe. Ne vitin 1917 varferi ndjehej kudo, sidomos pllakosi zija e bukes, semundjet epidemike kishin perfshire qindra vatra familjare, nga te cilat vdiqen shume njerez, duke u shuar familje te tera. Deri ne vitin 1918 pushteti ne "Provincën e Maqedonisë" ishte i perqendruar ne duart e inspektorit kryesor "naçallniku" qe kishte qendren ne Shkup dhe qeveriste me pushtet ushtarak policor. Ndersa ne rrethina kishte vene nga tre vete ne krye te pushtetit, kryetari i te cilëve ishte i ardhur nga Bullgaria. Negotina ishte qender territoriale. Komuna ishte e përqendruar ne f. Sanakos ndersa ne Kalisht, Gjurgjevisht, Gorjan, Llomnice kishte nga nje plak ne krye te pushtetit. Gjate pushtimit serb e me pas bullgar vazhdoi genocidi ndaj shqiptareve. Trupat bullgare vazhduan te ushqeheshin neper fshatrat shqiptare, duke i plotësuar rradhet e veta edhe me te mobilizuar nga rradhet e shqiptareve Vitet 1937-1944 karakterizohen nga nje varferi e uri masive. Fshataret shkonin me nje thes te vogel ne duar nga 50-100 e 150, km larg, bile edhe gjer ne Prizren ne këmbe për te siguruar 20-30 kg drithe per familjet qe kercenoheshin nga vdekja prej urie. Ne te kthyer ju dilnin para njerez te regjimit, ose ua merrnin misrin ose i malltretonin, apo hiqshin te zit e ullirit nga klima e ftohte e Sharrit, se nevoja i shtynte kur sosej buka, veçanerisht ne pranvere. Edhe pas rikthimit te serbeve, jane vertetuar krime te bera ne fshatrat e Negotines me rrethine. Ne jetën politike te zonës, veçanerisht ne Negotine eshte shfaqur shume here Ymer Halili i fisit Goxha, por, ne qendrimet e tyre ka pasur luhatje e kalim sa ne nje krah e ne tjetrin, duke u perpjekur per te ruajtur interesat e fshatit e mosdemtimin e tij. Fillimisht ai ishte i lidhur ngushte me politiken serbe. Nje here ai priti rreth 70 vete, serb, ne burra, gra e femije, duke i organizuar nje pushim te kendshem tek livadhet e Kokes, aty ku gjendet sot ambulanca. Kazanet e ushqimeve e gjithçka u vu ne sherbim te tyre. Megjithate, me vone, krimet serbe nuk munguan, madje edhe nga te egrat. Atehere Ymeri u bashkua me bullgaret, qe te kishte mbrojtje. Mbas largimit te bullgareve, Ymeri lufton kunder serbeve qe ndodheshin ne periferi te Gostivarit. E zene rob dhe e denojne me vdekje. Me pas e zbresin denimin me 20 vjet, duke e derguar ne Shkup. Atje heri 4 vjet burg dhe pasi lirohet emigron. Ne vitin 1927 shfaqet perseri ne jeten politike te Negotines dhe per dy vjet fiton ne votime e del kryetar komune ne Sanakos. Si u largua ushtria Serbe nga trevat shqiptare, ne tetor 1918, mbeten çeta çetnikesh per te mbajtur gjendjen e siguruar pushtetin e okupimit. Perseri kryengritje e armatosur, qe fillon ne Diber e me gjere, duke deklaruar se nuk njohim asnje pushtet te huaj. Çetniket nuk arritën te mposhtin kete kryengritje, qe rrezatoi me operacione te çetave shqiptare edhe ne rrethet e Kerçoves, Gostivarit, Tetovës, e cila perfshin tërësisht Negotinen me rrethine.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]