Nerodimja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lumi Nerodimja është lum në Kosovë i cili buron në Malin Nerodimës dhe diku afër Kaçanikut derdhet në Lepenc. Nerodimja njihet në literaturën gjeografike për bigëzimin (Bifurkacionin). Në të është ngritur një digë, e cila e bënë të mundshme rrjedhën e një pjese të ujit në drejtim të Sitnicës, e tjetra pjesë në lumen Lepenc. Ndonëse ky fenomen gjeografik pothuajse është artificial, meriton të përmendet dhe të shënohet, sepse bifurkacionet në botë janë të rralla e në kontinentin tonë ky fenomen është i vetmi.

Nerodimja është e gjatë 41 km, ndërsa sipërfaqja e pellgut arrin 228 km² dhe i sjellë Lepencit mesatarisht 2,1 m³/s ujë.