Neto prodhimi vendor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Neto prodhimi vendor (edhe Neto produkti vendor / shkurt: NPV) është një indikator ekonomik që paraqet vlerën nominale të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një periudhe (zakonisht një viti) në një ekonomie të një shteti duke përfshirë edhe vlerën e zhvlerësimit të mjeteve (amortizimin).

Vlera e Neto Prodhimit Vendor kalkulohet sipas formulës:

NPV = C + I + G + (E - I) - A

ku elementet e caktuara paraqesin:

Pra, duke mbledhur shumën e konsumit të përgjishëm, investimet e bëra, shpenzimet qeveritare dhe diferencën mes eksportit dhe importit dhe vlerën e zhlerësimit të mjeteve gjejmë vlerën nominale të NPV. Neto prodhimi vendor merr parasysh zhvlerësimet (amortizimet) e krijuara gjatë periudhës referencë. Po të mos përfshijmë elementin e zhvlerësimit (amortizimit) në NPV atëherë arrijmë vlerën që ka Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB).

NPV i pjestuar me numrin e banorëve të ekonomisë së cilës i referohet paraqet një indikator tjetër - Neto prodhimin vendor për kokë banori (NPV për kokë banori). Edhepse në asnjë ekonomi në botë nuk ekziston shpërndarje e barabartë e pasurisë mes të gjithë banorëve të saj, ky tregues ekonomik jep indikacione relativet mbi gjendjen ekonomike të banorëve të një ekonomie.