Nexhat Ibrahimi
Nexhat Ibrahimi u lind më 10 qershor 1959 në fshatin Zgatar të Opojës, rrethi i Prizrenit,është veprimtar shqiptarë.
[redakto] Biografia
'Nexhat Ibrahimi' u rrit në një familje autoritative hoxhallarësh me ndjenja fetare dhe atdhetare. Shkollën fillore e kreu në Opojë e Prizren, kurse Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë gjatë viteve 1974-1979. Gjatë viteve 1980-1984 i kreu studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë.
Krahas mësimeve angazhohej edhe me aktivitete politike ilegale, kështu që më 03. 12. 1981 u burgos në Sarajevë, por Shërbimi Sekret Jugosllav nuk arriti të tubojë prova të duhura, kështu që pas 60 e disa ditëve në Burgun Qendror të Sarajevës u lirua nga dënimi i mëtutjeshëm. Akuzohej për pesë vepra klero-nacionaliste e irredentiste. Si pasojë e burgosjes ishte çregjistrimi nga Fakulteti i Orientalistikës në Prishtinë, ku ishte regjistruar me korrespondencë. Edhe disa herë të tjera është marrë në biseda informative nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, sikur më 1983 me rastin e arrestimit të grupit të Alija Izetbegoviqit në Sarajevë, pastaj disa herë gjatë viteve 1987-2002 etj.
Pas përfundimit të shërbimit ushtarak të Kroaci, në vitin 1987 u punësua si sekretar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. Më vonë u delegua në Kuvendin e Bashkësisë Islame të Kosovës, u zgjodh anëtar i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Jugosllavisë në Sarajevë dhe u zgjodh për kryetar të Kryesisë së Shoqatës së Ulemave të Kosovës në Prishtinë. Gjer sa ishte në këto funksione edhe u arrestua më 14. 12. 1992 nga Sigurimi Shtetëror Jugosllav, ku u dënua nga Gjykata e Qarkut në Prizren me tetë vjet burg. Këtë dënim Gjykata Supreme në Beograd ia zbriti në shtatë vjet. Dënimin e vuajti në burgun e Prizrenit, të Dubravës së Istogut dhe atë të Zajeçarit në Serbi. Nexhat Ibrahimi pas vuajtjes së dënimit më 15. 12. 1999 u kthye në gjirin familjar. Ai vazhdoi të punoj si sekretar në Bashkësinë Islame të Prizrenit për 10 vite tjera, derisa më 1 Shtator 2009, kaloi si profesor i lëndës së Akaidit në Medresenë e Mesme Alauddin në Prizren.
Nexhat Ibrahimi jeton në Prizren. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
[redakto] Veprimtaria botuese
Nexhat Ibrahimi merret edhe me shkrime dhe përkthime. Ka përkthyer mbi 70 vepra islame të zhanreve të ndryshme dhe ka shkruar mbi 20 vepra autoriale islame, ka shkruar dhe përkthyer disa qindra artikuj në dhjetëra gazeta e revista në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, ka marrë pjesë në disa simpoziume e tribuna shkencore, ka shkruar disa dhjetëra recensione kritike.
- Kontaktet e para të Islamit me popujt ballkanikë në periudhën paraosmane, Shkup, 1997, fq. 102;
- Shkolla juridike hanefite dhe karakteristikat themelore të doktrinës së saj, Shkup, 1998, fq. 162;
- Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998 fq. 300;
- Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (shek. IX-XIV), Shkup, 2003/1424, 145 faqe;
- Dimensione kur’anore, Shkup, 1424/2003, fq. 75;
- Islami dhe kriza e identitetit, mbi 200 fq.,
- Islami si provokim global, etj.