Nicklas Bendtner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Nicklas Bendtner
Nicklas Bendtner 2010-11-07.jpg
Bendtner duke u bërë gati për ndeshje me Arsenalin në 2010.
Personal information
Emri i plotë Nicklas Bendtner [1]
Data e lindjes 16 Janar 1988 (26 vjeçar)
Vendi i lindjes Kopenhagen, Danimarkë
Gjatësia 1.93 [2]
Pozita ne fushë Sulmues
Informacionet për klubin
Klubi aktual Arsenal
Numri 23
Kariera në rini
1992–1998 Tårnby Boldklub
1998–2004 Kjøbenhavns Boldklub
2004–2005 Arsenal
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2005– Arsenal 106 (24)
2006–2007 Birmingham City (Huazim) 42 (11)
2011–2012 Sunderland (Huazim) 28 (8)
2012–2013 Juventus (Huazim) 9 (0)
Ekipi kombëtar
2004 Danimarka U–16 3 (3)
2004–2005 Danimarka U–17 15 (6)
2006 Danimarka U–19 2 (1)
2006 Danimarka U–21 4 (2)
2006– Danimarka 56 (24)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 06:51, 4 Dhjetor 2013 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 05:17, 12 Tetor 2013 (UTC)

Nicklas Bendtner (lindur më 16 Janar 1988) është një futbollistë danez i cili luan në Premier League për skuadrën e Arsenalit. Pozicioni i tij i preferuar qëndër–sulmues, por ai mund të luaj edhe krahun e djathtë të sulmit, ai zotëron një gjuajtje të fuqishme me kokë [3].

Pasi luajti me skuadrat e të rinjëve të Tårnby Boldklub, Kjøbenhavns Boldklub dhe Arsenalit, Bendtner firmosi kontratën e parë si profesionist me Arsenalin në vitin 2005. Ai bëri debutimin e tij si profesionist në Tetor 2005 në Kupën e Ligës, në një ndeshje kundër Sunderlandit. Për sezonin 2006–07, Bentner u huazua tek skuadra e Birminghamit që luante 1 kategori më poshtë, Bentner luajti 48 ndeshje. Pas rikthimit të tij tek Arsenali, ai u bë lojtar i skuadrës së parë, por iku nga vëmëndja në sezonin 2010–11. Pas kësaj, ai u huazua tek SunderlandiPremier League për sezonin 2011–12, ku arriti të luaj në 30 ndeshje. Ai e shpenzoi edhe sezonin 2012–13 si i huazuar tek skuadra e Juventusit, ku arriti të luaj 10 ndeshje, ai nuk arriti të shënojë asnjë Gol por fitoi titullin e Serie A.

Bendtner ka luajtur për Danimarkën në kombëtaret U–16, U–17, U–19, U–21 dhe në kombëtaren e parë. Ai bëri debutimin me kombëtaren e parë më 16 Gusht 2006, në një ndeshje miqësore kundër Polonisë, ku Bentner arriti të shënojë edhe Golin e parë me kombëtaren. Që nga ajo ditë, ai ka luajtur në 56 ndeshje, dhe ka përfaqësuar DanimarkënKupën e Botës 2010 dhe në UEFA Euro 2012.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karriera e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Në fëmijrinë e tij, Bendtner ka luajtur futboll me skuadrën e Tårnby Boldklub përpara se të bashkohej me Kjøbenhavns Boldklub në vitin 1998. Ai shënoi 4 Gola në 6 ndeshje me skuadrën daneze përpara se në verën e vitit 2004, ai u bashkua me Arsenalin.

Arsenal[redakto | redakto tekstin burimor]

Bendtner formoi një dyshe sulmi me Arturo Lupoli në skuadrën e rezervave të Arsenalit. Debutimi i tij me skuadrën e parë erdhi më 25 Tetor 2005 në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër SunderlanditStadium of Light, ai hyri si zëvëndësim në minutat e fundit të ndeshjes në vend të Quincy Owusu-Abeyie [4].

Huazimi tek Birmingham City[redakto | redakto tekstin burimor]

Bendtner u huazua tek Birmingham CityChampionship në Gusht 2006, ai u huazua me qëllimin për të fituar më shumë eksperiencë për të luaj me skuadrën e parë [5]. Bendtner bëri debutimin e tij me Birminghamin më 5 Gusht 2006 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Colchester United, ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Stephen Clemence dhe në minutën e 79 shënoi Golin e fitores [6]. Ai luajti gjithsej 48 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke shënuar edhe 13 Gola. Pasi mbaroi huazimin, Bendtner u rikthye tek Arsenali [7].

Sezoni 2007–08[redakto | redakto tekstin burimor]

Bendtner firmosi një kontratë të re 5 vjeçare me Arsenalin në Maj 2007 [8], dhe u rikthye tek klubi për sezonin 2007–08 të Premier Leagues. Pas sezonit impresionues tek Birmingham City, sulmuesit të iu shfaqën mundësi për tu huazuar tek Olympique Lyonnais ose Milan, por preferoi të qëndronte tek Arsenali dhe të luftonte për vendin e titullarit [9].

Në ndeshjen e parë të tij në Emirates Stadium, një miqësore kundër Paris Saint-Germain për turnamentin para sezonal Emirates Cup. Bendtner shënoi 1 Gol dhe dhuroi pasimin e Golit të Mathieu Flamini. Forma e tij e mirë me Gunners vazhdoi pasi sulmuesi shënoi 1 Gol në fitoren 2–0 kundër Newcastle United më 25 Shtator 2007 në raundin e tretë të Kupës së Ligës. Më 23 Tetor, Bendtner bëri debutimin e tij në UEFA Champions League kundër skuadrës çeke Slavia Prague, ai hyri në 20 minutat e fundit të ndeshjes dhe shënoi Golin e shtatë të Arsenalit pas një pasimi të Emmanuel Eboué.

Ndeshja e tij e parë si startues në Premier League erdhi kundër Evertonit më 29 Dhjetor 2007, ai u largua gjatë ndeshjes sepse mori 2 kartona të verdhë [10]. Pas ndëshkimit, Bendtner shënoi Golin e parë në FA Cup kundër Burnley në fitoren 0–2 më 6 Janar 2008 [11].

Bentner duke luajtur një ndeshje me Arsenalin në Janar 2008.

Bendtner shënoi Golin e parë në Premier League më 22 Dhjetor 2007 në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Tottenham HotspurEmirates Stadium. Ai e shënoi Golin e fitores me kokë pas një krosimi të Cesc Fàbregas vetëm 1.8 sekonda pasi hyri në fushën e lojës në vend të Emmanuel Eboué, duke thyer edhe rekodin e shkuar [12] [13].

Gjatë sezonit, trajneri Arsène Wenger u përpoq që ta vendoste Bendterin sëbashku me Emmanuel Adebayor në sulm, kurse Robin van Persie ishte duke u rikuperuar nga një dëmtim i pësuar. Megjithatë, kjo dyshe sulmi nuk funksoinoi [14]. Kjo gjë u bë e qartë në gjysmë–finalen e Kupës së Ligës kundër Tottenham Hotspur, ata patën një grindje gjatë ndeshjes kur rezultati ishte 4–1 në favor të Tottenhamit, kapiteni William Gallas, gjygjtari Howard Webb dhe shokët e tjerë të skuadrës ndërhynë për ti qetësuar [15]. Adebayor më pas kërkoi falje për veprimin e faqën zyrtare të Arsenalit në internet dhe Shoqata e Futbollit nuk pranoi që të marrë ndonjë masë ndëshkuese për të [16].

Bendtner shënoi Golin e barazimit në minutën e fundit në barazimin 2–2 kundër Aston Villës [17].

Sezoni 2008–09[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, Bendtner shënoi plot 6 Gola, duke përfshirë 4 Gola në fitoren 2–10 kundër skuadrës austriake Burgenland më 29 Korrik 2008 [18]. Ai shënoi Golin e parë në Premier League për sezonin 2008–09 në fitoren 1–3 kundër Bolton Wanderers. Përpara se të shënonte Golin në minutën e 27, ai dhuroi pasën e Golit të Emmanuel Eboué në minutën e 26 [19].

Bendtner kaloi një periudhë të vështirë në muajt Tetor dhe Nëntor, por më 25 Nëntor, ai i dhuroi fitoren 1–0 Arsenalit duke shënuar në minutën e 87 kundër Dynamo Kyiv duke vazhduar progresin në UEFA Champions League. Ai e shënoi Golin me këmbën e majtë pas një topi të gjuajtur nga Cesc Fàbregas. Bendtner u ndëshkua me karton të verdhë për shkak se hoqi fanellën kur festoi Golin [20]. Në Janar, ai shënoi edhe 2 Gola të tjera si zëvëndësues kundër Boltonit dhe Hull Cityt, të dy Golat erdhën nga krosat e Robin van Persie [21] [22].

Më 24 Shkurt, ai humbi disa raste të pastra Gol në ndeshjen e Champions Leagues kundër Romës [23]. Javën tjetër, Bendtner shënoi 2 Gola në fitoren 3–1 kundër West Bromwich Albion në stadiumin The Hawthorns [24]. Tifozët e përkrahën akoma më shumë edhe pse Bendtneri humbi një varg me raste në ndeshjen kundër Blackburn [25]. Arsenali sërisht fitoi me rezultatin 4–0 me autogolin e André Ooijer, Golin e Andrei Arshavin dhe 2 Golat Emmanuel Eboué. Bendtner shënoi 1 Gol në fitoren 3–1 kundër Newcastle United, ai e shënoi Golin me kokë pas një krosimi të gjatë [26].

Bendtner duke luajtur kundër Stoke Cityt në Maj 2009.

Më 5 Maj 2009, Bendtner u pa të dilte nga një klub nate në orët e vona të natës pas humbjes 1–3 në shtëpi kundër rivalëe të Manchester United në gjysmë–finalen e Champions Leagues [27].

Bendtner shënoi Golin e vetëm në humbjen 1–4 kundër Chelseas në javën e 36 të Premier Leagues [28]. Ai e mbylli sezonin 15 Gola të shënuar në 50 ndeshje.

Sezoni 2009–10[redakto | redakto tekstin burimor]

Bendtner e filloi sezonin 2009–10 duke ndryshuar numrin e fanellës së tij. "Përpara se sezoni të fillojë, unë dua të ndryshoj numrin 26, që e kam pasur për disa sezone. Unë dua të zgjedh numrin 52 sepse është një numër i rëndësishëm për mua në aspektin personal, unë shpresoj që ky numër të më sjell fat për sezonin e ri" [29].

Bendtner shënoi 4 Gola në ndeshjet miqësore para fillimit të sezonit, ai shënoi 2 Gola kundër SC Columbias dhe Szombathelyi Haladás. Më 16 Shtator, Bendtner shënoi Golin e parë të sezonit në ndeshjen e fazës së grupeve të Champions Leagues kundër Standard Liège. Arsenali fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 në Stade Maurice Dufrasne. Në mëngjesin e datës 27 Shtator, ai u përfshi në një aksident gjatë kohës ku po ngiste makinën e tij A1 [30]. Ai ndjeu shkurtime në gjurin e tij dhe dhimbje në shpatull, gjithashtu u detyrua të mos ta ngiste më makinën e tij Aston Martin [31]. Nga ky aksident, Bendtner humbi ndeshjen e Champions Leagues kundër Olympiacos, ku Arsenali fitoi me rezultatin 2–0. Ai u rikthye më 4 Tetor 2009 dhe shënoi Golin e parë të sezonit në ligë në fitoren 6–2 të Arsenalit kundër Blackburn Rovers. Më 28 Tetor, ai shënoi Golin e fitores në fitoren 2–1 të Arsenalit kundër Liverpoolit në raundin e katërt të Kupës së Ligës [32].

Më 10 Nëntor, ai u nënshtrua një operacioni në Gjermani për shkak të një dëmtimi në ijë në fitoren 3–0 kundër Tottenham Hotspur më 31 Tetor. Pritej se Bendtner do të qëndronte jashtë fushave të lojës për 4 javë [33], por u rikthye më 27 Janar në barazimin e Arsenalit 0–0 kundër Aston VillësVilla Park

[34]. Më 10 Shkurt, ai luajti ndeshjen e parë si startues pas rikuperimit nga dëmtimi në fitoren 1–0 të Arsenalit kundër Liverpoolit duke kompletuar rikuperimin e tij, ai u zëvëndësue në minutën e 82 dhe në minutën e 64 kishte marrë karton të verdhë [35].

Më 9 Mars, Bendtner shënoi Hat–trickun e parë në karrierën e tij profesioniste në fitoren 5–0 kundër Portos në ndeshjen e kthimit të raundit të parë me eleminim në UEFA Champions League duke kualifikuar Arsenalin, ata kishin humbur ndeshjen e parë me rezultatin 2–1 [36]. Më 6 Prill, Bendtner shënoi Golin e vetëm në humbjen 4–1 kundër Barcelonës në ndeshjen e kthimit të çerek–finales së Champions Leagues [37]. Në fillim të muajit Prill, Bendtner u cilësua si "Lojtari i muajit" për Arsenalin pasi kishte marrë 33% të votave [38].

Ai e mbylli sezonin 12 Gola të shënuar në 31 ndeshje në të gjitha kompedicionet.

Sezoni 2010–11[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas një dëmtimi të pësuar në Kupën e Botës 2010, Bendtner do të qëndronte jashtë fushave për 4 muaj. Ai u rikthye që të luante ndeshjen e parë të sezonit për Arsenalin më 16 Tetor në fitoren 2–1 kundër Birmingham Cityt [39]. Më 24 Tetor, ai shënoi Golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 jashtë fushe kundër Manchester Cityt [40]. 3 ditë më vonë, Bendtner shënoi sërisht në fitoren 0–4 kundër Newcastle United në raundin e katërt të Kupës së Ligës në stadiumin St James' Park [41]. Bendtner shënoi edhe në raundin e pestë në fitoren 2–0 kundër Wigan Athletic. Ai shënoi Golin e parë për vitin 2011 më 25 Janar kundër Ipswich Town në gjysmë–finalen e dytë të Kupës së Ligës [42]. Goli i tij kundër Ipswich u quajt edhe "Goli i muajit" për muajin Janar [43]. Më 2 Mars 2011, Bendtner shënoi një Hat–trick në fitoren 5–0 kundër Leyton Orient në raundin e pestë të FA Cup, ky ishte Hat–tricku i tij i parë pas gati më shumë se 1 viti dhe i pari Hat–trick i shënuar nga një lojtar i ArsenalitFA Cup që nga viti 1993, lojtari i fundit që kishte shënuar Hat–trick ishte Ian Wright kundër Yeovil Town [44]. Ai e mbylli sezonin me 9 Gola të shënuar në 32 ndeshje.

Huazimi tek Sunderland[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ditën e fundit të merkatos verore të muajit Gusht 2011, klubi i Premier Leagues Sunderland kompletoi huazimin 1 vjeçar të Bendtnerit, me sulmuesin i cili u vendos në formacionin e parë nën udhërat e trajnerit Steve Bruce [45]. Bendtner tha pas transferimit se ai nuk do të luante kurrë më për Arsenalin për shkak të mundësive të pakta që ju ofruan që pas aksidentit me makinë [46]. Më 10 Shtator 2011, në debutimin e tij, ai dhuroi një Assis për Ji Dong-Won në humbjen 1–2 kundër Chelseas [47], kurse Goli i tij i parë erdhi më 1 Tetor në barazimin 2–2 kundër West Bromwich Albion në minutën e 24 [48]. Ai gjithashtu në të njëjtën ndeshje dhuroi Assistin e Golit të Ahmed Elmohamady [49] [50].

Goli i dyti i Bendterit erdhi në kohën shtesë në fitoren 0–2 kundër Bolton Wanderers më 22 Tetor [51]. Bendtner shënoi edhe Golin e tretë në fitoren 3–2 kundër Queens Park Rangers [52]. Më 21 Janar 2012, Bendtner pësoi një dëmtim në hundë në fitoren e Sunderlandit 2–0 kundër Swansea City, që nga ai moment, ai vendosi një maskë dhe më pas u zëvëndësua. Bendtner shënoi sërisht në Derbin Tyne-Wear kundër Newcastle United më 4 Mars, ai shënoi me penallti në minutën e 24 për ti dhënë avantazhin momental 1–0 Sunderlandit, në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1. Më 10 Mars, Bendtner shënoi Golin e fitores kundër Liverpoolit. Ai vazhdoi formën e tij të mirë duke shënuar edhe në fitoren 3–1 kundër Queens Park Rangers, ai e shënoi Golin me kokë nga 10 metra largësi. Ai vazhdoi formën magjike në muajin Mars duke shënuar edhe në barazimin 3–3 kundër Manchester Cityt.

Ai shënoi Golin e fundit të sezonit më 28 Prill 2012 në barazimin 2–2 në shtëpi kundër Bolton Wanderers. Ai e mbylli sezonin me 8 Gola në 30 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke u shpallur golashënuesi më i mirë i klubit sëbashku me Sebastian Larsson dhe Stéphane Sessègnon

Huazimi tek Juventus[redakto | redakto tekstin burimor]

Në ditën e fundit të merkatos verore të muajit Gusht 2011, Bendtner u bashkua me klubin e Serie A Juventus FC në formë huazimin për 1 sezon [53]. Më 22 Shtator, Bendtner bëri debutimin e tij për Juventusin në fitoren 2–0 kundër Chievo VeronësJuventus Stadium, ai hyri në fushë si zëvëndësim në pjesën e dytë në vend të Fabio Quagliarellës. Ai luajti ndeshjen e tij të parë si startues më 28 Tetor në fitoren 1–0 kundër CataniasStadio Angelo Massimino. Ai filloi ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Cagliarit si titullar në Dhjetor, gjatë ndeshjes ai përsoi një dëmtim në kofshë që kërkonte operacion, nga ky dëmtim, Bendtner qëndroi jashtë fushave të lojës për 2 muaj [54]. Bendtner fitoi kampionatin Serie A me Juventusin, por dështoi të shënonte të paktën 1 Gol për klubin [55]. Juventus nuk bëri ndonjë lëvizje për të vazhduar kontratën e huazimit me Bendtnerin dhe pas përfundimit të sezonit 2012–13, ai u rikthye tek Arsenali.

Sezoni 2013–14[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 22 Shtator 2013, Bendtner ishte një zëvëndësues i papërdorur në ndeshjen kundër Stoke City [56]. Më 25 Shtator, Bendtner bëri rikthimin e tij me Arsenalin në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër West Bromwich Albion. Ndeshja përfundoi me rezultatain 1–1, ku ai dhuroi Assistin e Golit të Thomas Eisfeld, që më pas u anullua. Më pas ndeshja shkoi deri në kohën shtesë e deri tek penalltitë, Bendtner luajti 120 minuta dhe shënoi penalltinë e parë, Arsenali fitoi 4–3 me penallti [57]. Më 4 Dhjetor, në një ndeshje kundër Hull Cityt, Bendtner shënoi Golin e parë të Arsenalit që nga Marsi i vitit 2011 me kokë në minutën e dytë [58]. Më 1 Janar 2014, Bendtner shënoi Golin e parë për vitin 2014 në fitoren 2–0 kundër Cardiff City [59]. Ai e shënoi Golin në minutën e 88 duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij, më pas ai u zëvëndësua në minutën e 90 pasi gjatë shënimit të Golit u dëmtua [60].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Bendtner duke u stërvitur në prag të një ndeshje kundër Sllovakisë në 2012.

Bendtner filloi karrierën e tij me kombëtaren duke shënuar 3 Gola në 3 ndeshje me Kombëtaren Daneze U–16 në Shkurt 2004 [61]. Ai më pas shënoi 6 Gola në 15 ndeshje për Kombëtaren Daneze U–17 [62], dhe në vitin 2004 u emërua si Lojtari danez U–17 i vitit.

Bendtner ishte lojtari më i ri që luante me Kombëtaren Daneze U–21, ai u thirr për tu luajtur në UEFA Euro U–21 2006. Ai zëvëndësoi Morten Rasmussen në formacionin e parë. Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren U–21 më 17 Maj 2006 në moshën 18 vjeçare, ai shënoi të 2 Golat në fitoren 2–0 kundër Spanjës në një ndeshje miqësore [63]. Kur Bendtner u zëvëndësua me Rasmussen në ndeshjen kundër Hollandës, Bendtner tregoi në shtyp se e gjeti Rasmussen si një lojtar të dobët. Bendtner u qortua nga ky veprim, por nuk u dënua dhe luajti në pjesën tjetër të turnamentit [64].

Më 16 Gusht 2006, Bendtner bëri debutimin e tij me Danimarkën, ende në moshën 18 vjeçare, duke u bërë lojtari i shtatë më i ri që debuton me kombëtaren [65]. Ai ishte në formacionin e parë në ndeshjen miqësore kundër Polonisë. Ai shënoi 1 Gol pas 30 minutash duke ndihmuar Danimarkën të fitoj ndeshjen me rezultatin 2–0 [66]. Më 1 Shtator 2006, ai luajti edhe ndeshjen e dytë me kombëtaren, ai luajti si zëvëndësues në ndeshjen kundër Portugalisë. Ai shënoi Golin e katërt në fitoren 4–2 të Danimarkës [67]. Ndëkohë, ai ende mund të luante për kombëtaren U–21. Bendtner e fitoi vendin e titullarit shpejtë duke arritur të shënojë 2 Gola në kualifikueset e UEFA Euro 2008.

Në kualifikueset e Kupës së Botës 2010, Bendtner shënoi Golin e barazimit në fitoren 3–2 kundër Portugalisë [68]. Ai shënoi sërisht kundër Portugalisë në ndeshjen e kthimit që përfundoi me rezultatin 1–1 [69]. Ai më pas shënoi 4 ditë më pas në barazimin 1–1 kundër ShqipërisëStadiumin Qemal Stafa. Ai dhuroi edhe Assistin e Golin të Jakob Poulsen në fitoren 1–0 kundër Suedisë, duke i dhuruar skuadrës së tij kualifikimin direkt për në Kupën e Botës 2010. Ai i mbylli kualifikueset me 3 Gola dhe për kontributin e dhuruar, ai u votua si Lojtari danez i vitit dhe Goli i tij kundër Portugalisë fitoi çmimin "Goli i vitit" [70] [71]. Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, përzgjodhi Bendtnerin në skuadrën që do të luante në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut [72]. Bendtner shënoi 1 Gol në ndeshjen e parë të fazës së kundër Kamerunit në fitoren 2–1 [73].

Më 12 Maj 2011, Bendtner e hodhi poshtë mundësinë për të përfaqsuar kombëtaren U–21 në Kampionatin Europian, ai mungoi për arsye familjare.

Ai shënoi 2 Gola në fitoren 2–0 kundër Norvegjisë më 6 Shtator 2011. Më 7 Tetor, Bendtner dështoi të gjente rrugën e Golit në fitoren 4–1 kundër Qipros pas shumë rasteve të mira. Por 4 ditë më vonë, ai shënoi në minutën e 63 kundër Portugalisë për të kualifikuar DanimarkënUEFA Euro 2012. Më 11 Nëntor, ai shënoi kundër rivalëve të Suedisë në një ndeshje miqësore që përfundoi me fitoren e danezëve me rezultatin 2–0. 4 ditë më vonë, ai shënoi edhe kundër Finlandës në një ndeshje miqësore që përfundoi me një tjetër fitore të danezëve.

Bendtner ishte një nga lojtarët që u zgjodh për të luajtur me DanimarkënUEFA Euro 2012. Pas një vrojtimi të revistës Sports Illustrated, ata e përfshkruan Bendtnerin si: "i gjatë dhe i fortë, i aftë për të vepruar dhe për të shënuar, gjithashtu ka dhe një dhuratë teknike dhe është i aftë për të luajtur në krahë." [74] Më 13 Qershor 2012, Bendtner shënoi 2 Gola në humbjen 2–3 kundër Portugalisë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve. Në Golin e dytë, Bendtner tregoi logon e Paddy Power të të brëndëshve të tij. Për këtë veprim, UEFA e përjashtoi atë nga kualifikueset e Kupës së Botës 2014 dhe e gjobiti me 100,000 . Më pas, kompania Paddy Power i dhuroi para Bendterit për të paguar gjobën e vënë nga UEFA, kjo ishte një pagesë e veçantë nga paratë që u paguan fillimisht [75] [76]. Më 12 Tetor 2012, Bendtner shënoi Golin e barazimit në ndeshjen kundër Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014.

Në Mars 2013, Federata Daneze e Futbollit e përjashtoi Bendtnerin nga kombëtarja për 6 muaj pasi ky i fundit ishte arrestuar për shkak se i kishte dhënë makinës në gjëndje të dehur. Sipas deklaratës së tyre: "FDF ka kërkuar që Bendtner të përjashtohet për 6 muaj në mënyrë që të mendoj për të ardhmen. FDF respekton të gjitha të drejtat e lojtarëve që kanë në jetën private, por ne gjithashtu kemi disa rregulla që lojtarët duhen ti zbatojnë në sjelljen e tyre publike." [77].

Golat me Kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Rezultatet dhe Golat me Kombëtaren Daneze.

Jeta Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Bendtner ka lindur në Kopenhagen.

Në Nëntor 2009, u raportua se Bendtner ishte parë në Parkun Hyde me Baroneshën Caroline luel-Brockdorff, një e shquar dhe mikeshë e ngushtë e Familjes Mbretërore Daneze [78]. Pas 13 vitesh marrëdhënje, në vitin 2008, ai u divorcua me bankieren Rory Fleming, nipin e shkrimtarit të James Bond, Ian Fleming. Bendtner me Rory kishin 2 fëmijë [79].

Çifti u takua ku Luel-Brockdorff ishte filmuar gjatë rinovimit të shtëpisë së saj familjare Valdemars Castle në një reality show. Bendtner ishte i ftuar dhe ata bënë një fotografi sëbashku për të promovuar paraqitjen e tyre. Në Korrik 2010, Bendtner zbuloi nëpërmjet faqes së tij zyrtare se ai do të bëhet baba [80]. Më 16 Dhjetor 2010, Luel-Brockdorff lindi me prerje cezariane në spitalin PortlandLondrës një djalë [81].

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubet[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 4 Dhjetor 2013 [82] [83] [84] [85].

Divizioni Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Premier League Arsenal 2005–06 0 0 0 0 3 0 0 0 3 0
Championship Birmingham City (Huazim) 2006–07 42 11 2 0 4 2 48 13
Premier League Arsenal 2007–08 27 5 2 1 5 1 6 2 40 9
2008–09 31 9 5 2 2 2 12 2 50 15
2009–10 23 6 0 0 1 1 7 5 31 12
2010–11 17 2 5 4 5 3 5 0 32 9
2011–12 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2013–14 4 1 0 0 2 0 2 0 8 1
Total 103 23 12 7 18 7 32 9 165 46
Sunderland (Huazim) 2011–12 28 8 2 0 30 8
Serie A Juventus (Huazim) 2012–13 9 0 1 0 1 0 11 0
Karriera në total 182 42 17 7 22 9 32 9 251 67

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Klube[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Juventus

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Nicklas Bentner. Arsenal.com. Vizituar në 25 Tetor 2008.
  2. ^ Player Profile: Nicklas Bendtner. Premier League. Retrieved 31 Janar 2012. 
  3. ^ "Nicklas Bendtner keen on return to centre stage for Arsenal". The Guardian (Londër). 22 September 2009. Retrieved 20 Maj 2010. 
  4. ^ Nicklas Bendtner profile – Biography. Arsenal FC. Vizituar në 20 Tetor 2010.
  5. ^ Birmingham capture third Gunner. BBC Sport. Vizituar në 6 Gusht 2006.
  6. ^ On loan Bendtner scores winner on Birmingham debut. Arsenal.com (7 gusht 2006). Vizituar në 20 tetor 2010.
  7. ^ Bendtner extends Blues stay. BCFC.com. Vizituar në 20 tetor 2010.
  8. ^ Bendtner signs five-year contract. BBC Sport. 23 Maj 2009. Retrieved 23 Maj 2007. 
  9. ^ Taylor, Daniel (31 October 2009). Nicklas Bendtner ignores doubters to concentrate on his Arsenal masterplan. London: The Guardian. Retrieved 7 November 2009. 
  10. ^ Everton 1–4 Arsenal. BBC Sport. 29 December 2007. 
  11. ^ Clarke, Richard (6 January 2008). "Burnley 0–2 Arsenal". Arsenal.com (Arsenal Football Club). Retrieved 28 January 2011. 
  12. ^ Clarke, Richard (22 December 2007). "Arsenal 2–1 Tottenham Hotspur". Arsenal.com (Arsenal Football Club). Retrieved 28 January 2011. 
  13. ^ Nicklas Bendtner profile. ESPNsoccernet. Vizituar në 28 janar 2011. „Scoring his first Premier League goal – the winner against Tottenham in December 2007 which manager, Arsene Wenger indicated that Bendtner told him he would score before coming on – and picking up the record for the fastest goal ever scored by a substitute (1.8 seconds).“
  14. ^ Hytner, David (14 September 2009). "Robin van Persie voices Arsenal distate at Emmanuel Adebayor's antics". The Guardian (London). 
  15. ^ Fifield, Dominic (23 January 2008). Arsenal at war as Adebayor clash bloodies Bendtner nose. London: The Guardian. Retrieved 20 May 2010. 
  16. ^ "Arsenal pair escape FA punishment". BBC Sport. 24 January 2008. 
  17. ^ Hughes, Ian (1 March 2008). Arsenal 1–1 Aston Villa. BBC Sport. Retrieved 28 January 2011. 
  18. ^ Clarke, Richard (28 July 2008). "Burgenland XI 2–10 Arsenal". Arsenal.com (Arsenal Football Club). Retrieved 31 January 2011. 
  19. ^ Hassan, Nabil (20 September 2008). Bolton 1–3 Arsenal. BBC Sport. Retrieved 31 January 2011. 
  20. ^ Winter, Henry (25 November 2008). "Nicklas Bendtner sends Cesc Fabregas's Arsenal into Champions League last 16". Daily Telegraph. Retrieved 24 September 2013. 
  21. ^ Hughes, Ian (10 January 2009). Arsenal 1–0 Bolton. BBC Sport. Retrieved 31 January 2011. 
  22. ^ Ashenden, Mark (17 January 2009). Hull 1–3 Arsenal. BBC Sport. Retrieved 31 January 2011. 
  23. ^ Harris, Chris (24 February 2009). "Arsenal 1–0 Roma". Arsenal.com (Arsenal Football Club). Retrieved 31 January 2011. 
  24. ^ Hughes, Ian (3 March 2009). West Brom 1–3 Arsenal. BBC Sport. Retrieved 31 January 2011. 
  25. ^ Clarke, Richard (14 March 2009). "Arsenal 4–0 Blackburn Rovers". Arsenal.com (Arsenal Football Club). Retrieved 31 January 2011. 
  26. ^ Hassan, Nabil (21 March 2009). Newcastle 1–3 Arsenal. BBC Sport. Retrieved 31 January 2011. 
  27. ^ Bendtner goes on bender. The Copenhagen Post. 7 May 2009. 
  28. ^ Arsenal 1–4 Chelsea. Arsenal Football Club. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  29. ^ Bendtner explains squad number change from 26 to 52.. Arsenal F.C.. Vizituar në 22 Shkurt 2014.
  30. ^ Nicklas Bendtner out for Arsenal after being involved in car accident. The Guardian. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  31. ^ Nicklas Bendtner car crash photo: Arsenal striker's lucky escape. Daily Telegraph. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  32. ^ Carling Cup fourth round: Arsenal 2–1 Liverpool. The Guardian. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  33. ^ Bendtner to undergo groin surgery. BBC Sport. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  34. ^ Aston Villa 0–0 Arsenal – Match Report. Arsenal.com (27 janar 2010). Vizituar në 27 prill 2010.
  35. ^ Arsenal 1–0 Liverpool. Arsenal.com (10 Shkurt 2010). Vizituar në 12 Shkurt 2010.
  36. ^ Jeremy Wilson (12 mars): Arsenal striker Nicklas Bendtner able to enjoy last laugh after hat-trick against Porto. Telegraph. Vizituar në 3 Korrik 2013.
  37. ^ Stuart Roach (6 Pril 2010): Barcelona 4-1 Arsenal (agg 6-3). BBC Sport. Vizituar në 3 Korrik 2013.
  38. ^ Bendtner is EA SPORTS Player of the Month!. Arsenal.com (8 Prill 2010). Vizituar në 3 Korrik 2013.
  39. ^ Richard Clarke (16 Tetor 2010): Match Report: Arsenal 2-1 Birmingham City. Arsenal.com. Vizituar në 3 Korrik 2013.
  40. ^ Richard Clarke (24 Tetor 2010): Match Report: Manchester City 0-3 Arsenal. Arsenal.com. Vizituar në 3 Korrik 2013.
  41. ^ Louise Taylor (27 Tetor 2010): Arsenal build on lucky rebound to swagger past Newcastle United. The Guardian. Vizituar në 3 Korrik 2013.
  42. ^ Paul Fletcher (25 Janar 2011): Arsenal 3-0 Ipswich (agg 3-1). BBC Sport. Vizituar në 3 Korrik 2013.
  43. ^ Arsenal Goal of the Month. Arsenal F.C.. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  44. ^ FA Cup football as it happened. BBC Sport. Vizituar në 23 Shkurt 2014.
  45. ^ Arsenal's Nicklas Bendtner joins Sunderland on season-long loan. BBC Sport. 31 August 2011. Retrieved 1 September 2011. 
  46. ^ Sunderland loan signing Nicklas Bendtner vows never to return to Arsenal. Goal.com. 2 September 2011. 
  47. ^ Hayler Paterson (10 shtator 2011): Sturridge sinks Black Cats - Sunderland 1-2 Chelsea. Sky Sports. Vizituar në 3 korrik 2013.
  48. ^ Simon Sinclair (1 tetor 2011): Sunderland 2-2 West Brom: Bendtner scores first goal as Bruce's men recover from disastrous first five minutes. Goal.com. Vizituar në 3 korrik 2013.
  49. ^ Sunderland 2 – 2 West Brom. BBC News. 1 October. Retrieved 2 October 2011. 
  50. ^ Black Cats pair credited with goals. SAFC.com. 19 October 2011. 
  51. ^ Bernstein, Joe (22 October 2011). "Bolton 0 Sunderland 2: Late show bonus for Bruce as Coyle toils". Daily Mail (London). 
  52. ^ Jackson, Jamie (21 December 2011). "QPR 2–3 Sunderland". The Guardian (London). 
  53. ^ Bendtner completes Juventus switch. Juventus Football Club (31 Gusht 2012). Vizituar në 31 Gusht 2012.
  54. ^ "On-loan Arsenal striker Nicklas Bendtner undergoes thigh surgery". The Independent. Press Association. 18 Dhjetor 2012. Retrieved 18 Janar 2013. 
  55. ^ Bendtner: 'Horrible season at Juve'. Football Italia (8 Qershor 2013). Vizituar në 3 Korrik 2013.
  56. ^ Arsenal 3-1 Stoke City. BBC Sport (22 Shtator 2013). Vizituar në 26 Shtator 2013.
  57. ^ West Brom 1-1 Arsenal. BBC Sport (25 Shtator 2013). Vizituar në 26 Shtator 2013.
  58. ^ Arsenal 2-0 Hull City. BBC Sport (4 Dhjetor 2013). Vizituar në 4 Djetor 2013.
  59. ^ Arsenali mbetet lider. Telegrafi (1 Janar 2014). Vizituar në 1 Janar 2013.
  60. ^ Arsenal run out of fit strikers as Nicklas Bendtner is injured scoring vital goal. Mirror (1 Janar 2014). Vizituar në 1 Janar 2013.
  61. ^ Danmark-Armenien 7–1 (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  62. ^ Nicklas Bendtner (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  63. ^ Danmark-Spanien 2–0 (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  64. ^ Cornelius, Mette (27 May 2006). "Bendtner undskylder i U21-lejren". DR (in Danish). 
  65. ^ A-landsholdsspillere – Yngste debutant (Danish). Haslund.info.
  66. ^ Danmark-Polen 2–0 (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  67. ^ Danmark-Portugal 4–2 (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  68. ^ Danmark-Portugal 3–2 (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  69. ^ Bendtner: Ærgerlig ad helvede til (in Danish). Berlingske Tidende. 5 September 2009. 
  70. ^ Bendtner voted Danish Player of the Year. Arsenal F.C. 10 November 2009. Retrieved 11 November 2009. 
  71. ^ "Bendtner voted best footballer". The Copenhagen Post. 10 November 2009. 
  72. ^ Olsen names final Denmark squad. UEFA (28 maj 2010). Vizituar në 2 qershor 2010.
  73. ^ Danmark-Cameroun 2–1 (Danish). Dansk Boldspil Union. Vizituar në 7 shtator 2011.
  74. ^ Wilson, Jonathan (1 June 2012). "Euro 2012 Preview: Denmark". Sports Illustrated. Retrieved 5 June 2012. 
  75. ^ Euro 2012: Nicklas Bendtner banned for underpants celebration. BBC Sport. 18 Qershor 2012. Retrieved 18 Qershor 2012. 
  76. ^ "Euro 2012: Bookmaker pays fine". The Guardian (Londër). 19 Qershor 2012. Retrieved 19 Qershor 2012. 
  77. ^ Nicklas Bendtner gets Denmark ban after drink driving arrest. BBC Sport. 4 Mars 2013. Retrieved 5 Mars 2013. 
  78. ^ Clench, James (13 Nëntor 2009). Arsenal 1 Palace 1. Londër: The Sun. Retrieved 26 Korrik 2010. 
  79. ^ "Fleming in £400m Divorce". Daily Express. 10 Shkurt 2008. Retrieved 29 Mars 2010. 
  80. ^ Littlejohn, Georgina (14 Korrik 2010). Nicklas Bendtner to become a father for the first time with fiancée 13 years his senior. Londër: Mail Online. Retrieved 26 Korrik 2010. 
  81. ^ Thompson, Jody (30 Dhjetor 2010). Arsenal ace Nicklas Bendtner pays tribute to his new baby boy with thumb-sucking celebration. London: Daily Mail. Retrieved 30 Dhjetor 2010. 
  82. ^ Player profile: Nicklas Bendtner. Arsenal F.C. Vizituar në 28 Tetor 2012.
  83. ^ Games played by Nicklas Bendtner in 2006/2007. Soccerbase. Centurycomm. Vizituar në 29 Tetor 2012.
  84. ^ Games played by Nicklas Bendtner in 2011/2012. Soccerbase. Centurycomm. Vizituar në 29 Tetor 2012.
  85. ^ Games played by Nicklas Bendtner in 2012/2013. Soccerbase. Centurycomm. Vizituar në 29 Tetor 2012.

Lidhje të jashtëme[redakto | redakto tekstin burimor]