Niko Nikolla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Niko Nikolla (Pogradec, 20 maj 1931 - 4 janar 2005) ka qenë satirist dhe kryeredaktori më jetëgjatë i revistës së humorit dhe satirës “Hosteni”.[1][2]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka filluar punën e redaktorit në vitin 1971. Në radhë të parë duke u mbështetur tek bashkëpunëtorët më të zgjedhur, me në krye mikun e tij të ngushtë Dritëro Agollin, pastaj me radhë Shefqet Musaranë, Qamil Buxhelin, Sabri Godon, Ymer Minxhozin, Nonda Bulkën, Spiro Çomorën, Koço Devolen, Gaqo Veshin, Naum Priftin, Skënder Haskon, Gjik Kurtiqin, Filip Çakulin.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Një angleze në rrugën e Dibrës: Satira të shkruara nën dritën e kandilit të Diogjenit dhe llampës së Aladinit, 1999;
  • Pushtimi i Amerikës, tregim, 2000.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Niko Nikolla: mos e merrni jetën si tragjedi, por si komedi". shqiptarja.com. 4 janar 2013.
  2. ^ Dionis Bubani (21 korrik 2010). "Niko Nikolla, faraoni i tetë: publicisti, shkrimtari, kryeredaktori i revistës "Hosteni" në gjurmë që nuk zhduken". Telegraf.