Niko Qafzezi
Niko Qafzezi ishte agronom shqiptar nga Shqipëria. Dr. agr. Niko Qafzezi, lindi në qytetin e Korçës në vitin 1914.
Jeta[redakto]
Mbas mbarimit të Liceut Kombëtar të Korçës në vitin 1937, po këtë vit, shkon për studime në Fakultetin e Agronomisë në Perugia, Itali, ku i përfundon ato nën kujdesin e Prof. Girolamo Azzit, Drejtor i ketij Instituti dhe President i Institutit Nderkombetar te Ekologjise. Kthehet në atdhe dhe punon si agronom-stazhier ne Xhavzotaj te Tiranes dhe me pas në Kosovë deri në vitin 1943.Punon si kryeagronom i Qarkut te Korces. Nga viti 1943-1952 punon në Ministrinë e Bujqësisë si Kryetar i Prodhimit Agrar. Pak kohë pas hapjes së Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës, sot "Universiteti Bujqësor i Tiranës", emërohet si pedagog dhe punon për rreth 20 vjet në këtë Institut. Krahas mësimdhënies, Doc. Niko ushtron edhe detyren e shefit të katedrës për lëndën e Fitoteknisë, dhe kryen eksperimente në Institut si edhe rrethe të ndryshme të vendit me faren elitë të grurit në bashkëpunim me profesorin italian Cirillo Maliani. Shumë shpejt këto eksperimente shpien në rritjen e rendimenteve të grurit në Shqipëri.
Hobet e tij kanë qenë sporti i futbollit e sidomos alpinizmi. Si alpinist ai ka ngjitur malet e Moravës, Ivanin, Malin e thatë, Gramozin si edhe gjithë pikat turistike të Korcës. Hob tjeter ishte piktura, ku ai ka punuar si nxënës i profesor Spiro Xegës.
Ndërron jetë në vitin 1998 në moshën 84 vjeçare në Tiranë.
Tituj e dekorata[redakto]
Niko Qafzezi mban titullin Doktor i Shkencave, Docent dhe është nderuar e dekoruar nga Kuvendi i Shqipërisë me “Medaljen e Punës“ si edhe dy herë me Urdhërin Naim Frashëri të klasit të parë.
Veprat[redakto]
Dr. agr. Niko Qafzezi ishte autor i shumë tekseve mësimore të Fakultetit të Agronomisë si „Fitoteknia“ I e II, dhe „Bimët e Arave“."Kultura e pambukut" Ai përpiloi e botoi disa artikuj shkencorë në fushën e bujqësisë në periodikët shqiptarë e të huaj, si edhe "Fjalorin e Bujqësisë" në katër gjuhë: shqip, latinisht, italisht e rusisht. Ky fjalor u botua në Tiranë në vitin 1978, përmban rreth 20 mijë fjalë dhe ka 852 faqe. Veç tyre la në dorëshkrim disa vepra. Meritojnë të përmenden “Enciklopedia e Bujqësisë“ me rreth 5000 faqe si edhe disa studime në lëmin e etimologjisë për bujqësinë. Ne revisten italiane:"Rassegna Economica del Polesine"nr.7 1970 boton shkrimin:"Il grano S.Pastore in Albania"